Shkurt.ch
SP-PS, me dy kandidatë në garën për qeveri
Ata janë: Alain Berset, deputet në Dhomën e Kantoneve dhe Pierre-Yves Maillard ministër në Qeverinë e Kantonit Vaud
Partia Socialdemokrate e Zvicrës (SP-PS) ka marrë vendimin përfundimtar që, në garën për vendin e zbrazët në qeverinë e vendit pas dorëheqjes së ministres dhe presidentes Micheline Calmy-Rey, të garojnë dy kandidatë.
Alain Berset, 39 vjeçar nga Friburgu, aktualisht deputet në Dhomën e Kantoneve dhe Pierre-Yves Maillard ministër në Qeverinë e Kantonit Vaud, janë të zgjedhurit e Grupit Parlamentar të SP-PS-së.
Dy kandidatë tjerë të deridjeshëm, Marina Carobbio, deputete nacionale nga kantoni i Tiçinos dhe Stephane Rossini deputet nacional nga Valisi, janë diskualifikuar.
Në konferencën për medie, kryetarja e Grupit Parlamentar të SP-PS-së, Ursula Wyss, ka thënë se kjo parti ka qenë në sprovën për të vendosur në mes të katër kandidatëve shumë të mirë dhe të dëshmuar.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












