Sport

Spanja, me mungesa të mëdha ndaj Shqipërisë

Në ndeshjen ndaj Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet për Botëror, do të paraqitet pa Dani Carvajalin, Andres Iniestan dhe Alvaro Moratan

Spanja do të luajë ndaj Shqipërisë më 6 tetor së paku pa tre nga lojtarët e ekipit të parë.

Kështu ka bërë të ditur ekipi përfaqësues që ka thënë se në ndeshjen ndaj Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet për Botëror, do të paraqitet pa Dani Carvajalin, Andres Iniestan dhe Alvaro Moratan.

Të tre këta mungojnë për arsye të lëndimeve, shkruan Albinfo.

Kombëtarja spanjolle akoma nuk ka bërë të ditur emrat që do t’i zëvendësojnë tre yjet në ekipin e parë.