Lajme
Spanja ‘thahet’ për ujë, mungesa e shirave zbraz rezervatet, qytetarët e blejnë ujin
Në jug të Spanjës nuk ka rënë shi prej muajsh dhe thatësira po shtrihet, sidomos në Andaluzi, në veri të qytetit Kordoba.
Në këtë rajon rezervati ujor është thuajse bosh. Kompanitë që menaxhojnë ujin detyrohen ta tërheqin atë nga një liqen tjetër, i ndotur nga mbeturinat e hedhura nga fermerët.
Rrjedhimisht, uji i pijshëm është i rrezikshëm për t’u konsumuar dhe popullsia furnizohet me autobote.
“Nuk e kisha idenë se sa ujë duhej për një person në shtëpi derisa na u desh të mbushnim shishet dhe ta blinim ujin”, thotë një grua.
“Nuk është normale që kjo të ndodhë në shekullin e 21-të, por duhet të përballemi me të”, shprehet një burrë.
Situata ka pasoja edhe për restorantet dhe furrat e bukës, që varen nga këto furnizime dhe nuk mund ta bëjnë detyrën e tyre si duhet.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike Rritja e çmimeve e lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme ushtron presion mbi bizneset e... -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë










