Lajme
Spanjë: Tentuan të zhvatnin 150 mijë euro nga një grua, vihen në pranga tre shqiptarë
Policia e Granadës në Spanjë ka shkatërruar një bandë kriminale që dyshohet se ka zhvatur një grua, nga e cila kërkuan pagesën e 150,000 eurove, për një borxh të pretenduar të bashkëshortit të saj të ndjerë, teksa në pranga kanë rënë të gjithë anëtarët e saj, gjithsej katër persona, duke përfshirë udhëheqësin e grupit, përcjell albinfo.ch.
Të gjithë të arrestuarit u lanë në burg, pasi dolën para gjykatësit.
Sipas Gardës Civile në një njoftim për shtyp, kreu i bandës ishte një 34-vjeçar me kombësi spanjolle, ndërsa grupi përbëhej edhe nga tre persona të kombësisë shqiptare nga 28 deri në 38- vjeç.
Të gjithë ata u arrestuan në kuadër të të ashtuquajturit operacioni “Jamais”, si autorë të dyshuar të krimeve të zhvatjes, krimit të vazhdueshëm të grabitjes me forcë, dëmtimit, falsifikimit të dokumenteve, armëmbajtjes pa leje, falsifikimit të valutës dhe përkatësisë në një bandë kriminale.
Garda Civile mësoi tetorin e kaluar se një grua merrte mesazhe kërcënuese përmes WhatsApp-it në numrin e telefonit të bashkëshortit të saj të ndjerë nga një numër telefoni me prefiks anglez, duke kërkuar pagesën e 150 mijë eurove.
Hetuesit e Gardës Civile u vendosën në mënyrë strategjike dhe vepruan pikërisht kur gruaja u dha paratë që kërkuan.
Në fillim, dy nga anëtarët e grupit u arrestuan, ndërsa dy të tjerët me të parë agjentët u larguan dhe u arrestuan pak më pas në një qendër të njohur tregtare.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën













