E-Diaspora
SPD mund ta përjashtojë nga radhët e veta politikanin që kishte fyer kosovarët
Në një intervistë ai, veç tjerash, kishte thënë: "Turqit po e pushtojnë Gjermaninë, ashtu sikur që kosovarët e kanë pushtuar Kosovën: përmes shkallës së lartë të natalitetit”
Tri herë ka bërë përpjekje SPD-ja nga viti 2010 për ta përjashtuar nga radhët e veta politikanin dhe autorin e librave, Thilo Sarrazin. Vetëm tani mund të përjashtohet 74-vjeçari, i cili dikur ka qenë senator (ministër) i financave në Landin e Berlinit, shrkuan b.z.de. dhe të gjitha mediat gjermane.
Në verën e vitit që shkoi gjykata partiake e qarkut Charlottenburg-Wilmersdorf të SPD-së e kishte shpallur kërkesën për përjashtim si “të bazuar”, transmeton albinfo.ch. Por Sarrazin kishte ushtruar të drejtën e apelimit.
Të enjten (sot) Sarrazin ka thënë për gazetën “Bild”: “Tek unë nuk ka ardhur ende asnjë vendim”. Por, nëse do të informohet rreth përjashtimit, ai sërish do të apelojë. Pastaj vjen në radhë komisioni federal i arbitrazhit, ka bërë me dije ai.
Sipas raportimeve të ndryshme, shkak për inicimin e procedurës së përjashtimit ka qenë paraqitja e Sarrazin-it në një mbrëmje debati të zhvilluar në Vjenë në mars të vitit 2019. Aty merrte pjesë edhe ish vicekancelari austriak dhe kryetari i FPÖ-së, Heinz-Kristian Strache, përcjell albinfo.ch. Një rol këtu ka luajtur edhe libri i tij më i ri, “Feindliche Übernahme” (Marrja armiqësore).
Gjykata e arbitrazhit e shoqatës së qarkut Charlottenburg-Wilmersdorf të SPD-së (ku Sarrazin është anëtar), e kishte akuzuar atë për “shprehje antimyslimane dhe raciste”. Në këtë mënyrë ai ka dëmtuar solidaritetin brendapartiak dhe i ka shkaktuar partisë dëme të mëdha.
Në procedurën e parë të partiake të vitit 2010 kundër Sarrazinit, si bazë për akuzë ka shërbyer një deklarim që ai e kishte dhënë në një intervistë për revistën “Lettre International”. Në atë intervistë ai, veç tjerash kishte thënë: Turqit po e pushtojnë Gjermaninë, ashtu sikur që kosovarët e kanë pushtuar Kosovën: përmes shkallës së lartë të natalitetit”.
Procedura e dytë kishte të bënte me konstatimet e tij të bëra në librin „Deutschland schafft sich ab“. (“Gjermania po vetëshkatërrohet”), shkruan albinfo.ch. Në këtë libër, Sarrazin, veç tjerash kishte shkruar se në Gjermani po ulet niveli i inteligjencës së fëmijëve për shkak të numrit të madh të të huajve. Vetë Sarrazin lidhur me akuzën e bërë ka thënë se “nuk ka pasur për qëllim as diskriminimin e të huajve dhe as shkeljen e parimeve socialdemokrate”.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar














