Kosova
Spektrit politik iu shtua partia e re, Partia Demokratike e Diasporës
Iniciativa për themelimin e kësaj partie është berë me arsyen se mërgata shqiptare po anashkalohet tash e shumë kohë, e cila ka bërë shumë për Kosovën dhe kombin
Këtyre ditëve spektrit politikë të Kosovës, iu shtua edhe një parti e re Partia Demokratike e Diasporës.
Nismën për formimin e saj e ka marrë veprimtari i çështjes kombëtare, Emrush Qeku, kushëri i heroit të kombit, Sali Qekaj. Emrush Qeku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai ishte angazhuar qysh herët në veprimtaritë e ndryshme me karakter kombëtare. Ishte anëtar i LDK , dega në Gjermani. Ishte njeri nder organizatorët e Tre Përqindëshit, të kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit. Ai jo vetëm që ndihmoi djemtë e luftës për liri, por u angazhua edhe në shumë aktivitete tjera kombëtare, në mbledhjen e ndihmave për Kosovën në kohën e luftës, për të strehuarit në Shqipëri e në shumë vende të tjera, edhe me mjete te veta , duke lënë keq edhe familjën e tij, madje duke mbetur edhe pa shtëpi në Kosovë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
Emrushi shprehet së këtë nismë e kishte marrë bashke me Fadil Islamin, Afrora Fushën dhe Valon Gajrakun, me arsyen madhore, se mërgata shqiptare po anashkalohet tash e shumë kohë, e cila ka bërë shumë për Kosovën dhe kombin.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













