Lajme
Spitalet në Zvicër, mungesë serioze e higjienës
Instituti i Swissmedic për produktet terapeutike ka njoftuar se spitalet zvicerane kanë një problem serioz me mungesën e higjienës, shkruan Blick.
Ka mangësi në sterilizimin e pajisjeve pothuajse në të gjitha spitalet e kontrolluara.
Siç raporton “Tagblatt”, praktikisht asnjë spital nuk plotëson kërkesat ligjore për sterilizimin dhe mirëmbajtjen, përcjell albinfo.ch.
Swissmedic kreu inspektime në 35 spitale zvicerane më 2021 dhe 2022. Pothuajse në të gjitha spitalet (93 për qind), u zbuluan mangësi kritike.
Në fushën e përgatitjes, pra sterilizimin e pajisjeve, “mesatarisht janë konstatuar 12,8 devijime nga kërkesat ligjore në fushën e përpunimit për spital, nga të cilat 1,4 konsiderohen kritike”, shkruan “Tagblatt”.
Kjo mund të jetë një problem për pacientët. Instrumentet e kontaminuara janë një rrezik infeksioni, shkruan Blick.
Është kontrolluar edhe mirëmbajtja e pajisjeve mjekësore. Edhe këtu, mesatarisht gjatë çdo kontrolli u zbulua një defekt kritik. Përveç kësaj, punonjësit shpesh nuk janë të trajnuar mjaftueshëm për të raportuar ngjarje të padëshirueshme dhe serioze.
Janine Conde, Shef i Inspektimeve Spitalore në Swissmedic, i tha gazetës: “Menaxhimi i cilësisë së spitaleve të ekzaminuara është i pamjaftueshëm”, përcjell albinfo.ch.
Spitalet më të mëdha zakonisht organizohen më mirë, por klinikat më të vogla kanë më shumë probleme. Swissmedic nuk njofton se cilat spitale devijojnë veçanërisht nga specifikimet.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











