Kosova
Spitali i Gjakovës: 4-vjeçares i është dhënë kujdesi shëndetësor
Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë të mërkurën ka thënë se për vdekjen e 4-vjeçares pati mbikëqyrje profesionale mjekësore.
“Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë, në lidhje me raportimet për trajtimin e fëmiut (4 vjeçar), fillimisht ju njofton se me datë 16 shkurt 2024, rasti ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare, për në Repartin e Pediatrisë, ku pas konsultimit me Pediatrin, Ortopedin dhe Kirurgun, fëmija ndalohet për trajtim të mëtejmë në Repartin e Kirugjisë. Konsultimet dhe mbikëqyrja profesionale mjekësore ka vazhduar derisa gjendja ka filluar të përkeqësohet dhe mjekët kanë konstatuar se nevojitet trajtim i mëtejmë në QKUK, pra trajtim në nivelin terciar. Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Policia e Kosovës, dhe Prokuroria kanë filluar hetimet”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.
Ata thonë se i kanë ofruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm autoriteteve që nga pranimi i rastit e deri në referimin e pacientes.
“Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka ofruar të gjithë dokumentacionin e kërkuar që nga momenti i pranimit të rastit, e deri në momentin e referimit të pacientes për QKUK. I shprehim ngushëllime familjes me rastin e humbjes së fëmijës së tyre, bashke ndjejmë me familjen”, thuhet në reagim.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Shehu Kola, ka thënë se 4-vjeçarja i ka pasur dy vizita të ndryshme në periudha të ndryshme në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në Njësinë e Urgjencës.
Sipas saj, në vizitën e dytë i është dhënë terapia dhe me udhëzim të mjekut kujdestar, i është dhënë udhëzim për trajtim në Spitalin Isa Grezda.
“Në vizitën e dytë pacientes i kryhet vizita dhe merr terapi nga profesionistët shëndetësorë dhe me rekomandim të mjekut kujdestar të Njësisë së Urgjencës i jepet udhëzimi për në Spitalin ‘Isa Grezda’ për trajtim të mëtutjeshëm. Ne si institucion i ofrojmë të gjitha dëshmitë Policisë dhe Prokurorisë që nga hyrja e pacientit në objektin tonë, sipas videoincizimit raportet mjekësore dhe raportet e dy mjekëve tanë, të cilët e kanë kryer detyrën e tyre sipas protokolleve dhe të drejtave të pacientit. Presim që shumë shpejt të zbardhet rasti nga organet kompetente, duke bashkëpunuar edhe me ne si institucion shëndetësore”, ka shkruar Shehu në Facebook./Koha.net
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës Shtëpi në Lucernë përfshihet nga flakët, evakuohen tre persona... -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud













