Kosova
Spitali rajonal në Slavonski Brod: Tetë prej 45 pasagjerëve kosovarë janë në gjendje të rëndë
Një autobus me targa të Kosovës ka pësuar aksident të rëndë duke dalë jashtë rrugës afër Slavonski Brodit në Kroaci.
Deri më tani të paktën dhjetë persona kanë vdekur gjersa dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime.
Drejtori i spitalit rajonal në Slavonski Brod, mjeku Josip Samarxhiq, ka folur rreth gjendjes së pasagjerëve të lënduar.
“45 persona janë pranuar në spital gjatë mëngjesit, të cilët kërkuan ndihmë mjekësore pas një aksidenti të rëndë të autobsit kosovar. Tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë”, ka thënë shkurt mjeku, raporton index.hr, përcjell Albinfo.ch.
Ai më tutje ka deklaruar se më gjërësisht publiku do të informohet rreth orës 11:30 kur do të mbahet konferenca për shtyp.
Ndryshe, tashmë ka reaguar edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, duke ofruar ndihmë gjersa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti Numri i personave që kërkojnë punë për më shumë se një vit është rritur ndjeshëm që... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij











