Lajme
“Spiunët” zviceranë përgjojnë ilegalisht blerësit e kanabisit në Austri
“Spiunët” zviceranë kanë vëzhguar blerësit zviceranë në parkingjet para shitoreve të kanabisit në Austri. I kanë marrë numrat e regjistrimit të automjeteve të tyre dhe i kanë përcjellë në komandë
Shërbimi i Rojave Kufitare i Zvicrës është gjendur në fokus të mediave pas një aksioni ilegal që ka realizuar në Austri. Pjesëtarët e këtij shërbimi kanë ndërmarrë aksionin e emërtuar “Aktion Knobli” brenda territorit austriak për të zbuluar blerësit e farërave të kanabisit, shkruan sda.ch. Siç dihet, dyqanet që shesin këtë farë dhe mjetet e nevojshme për kultivimin e kanabisit, në Austri janë të lejuara, ndërsa në Zvicër të ndaluara.
Për katër ditë, gjatë vitit 2018 dhe 2019 rojat kufitare, të paarmatosura dhe në veshje civile, kanë hulumtuar tregun në fjalë në landin Vorarlberg të Austrisë, transmeton albinfo.ch. Ata nuk e kanë njoftuar policinë austriake për aksionin e tyre. Kjo, për faktin se, sipas tyre, nuk do të lejohej hetimi për një tregti që në Austri është plotësisht legale. Ky arsyetim është gjetur në planin e bërë nga krerët e aksionit.
Kështu, “spiunët” zviceranë kanë vëzhguar blerësit zviceranë në parkingjet para shitoreve të kanabisit në Austri. I kanë marrë numrat e regjistrimit të automjeteve të tyre dhe i kanë përcjellë në komandë, përcjell albinfo.ch. Si rezultat, makinat me numrat e regjistruar janë ndaluar pastaj në kufi, nga shërbimi kufitar.
Administrata Federale Tatimore (EZV) ka pranuar plotësisht faktet e zbuluara, pas sqarimeve të bëra në mënyrë interne. Ajo konsideron se aksioni nuk ishte në përputhje me rregulat në fuqi që rregullojnë bashkëpunimin mes dy vendeve.
Është interesante mënyra si ka përfunduar aksioni “Knobli”. Një polici zviceran që është ndaluar në doganë i janë gjetur farëra të kanabisit në bagazh të makinës. Fakti se ai ka kundërshtuar rregullsinë e këtij veprimi ose mospërputhjen e tij me ligjin ka shërbyer për dekonspirimin e aksionit, shkruajnë mediat zvicerane.
Ndaj drejtuesve të aksionit pritet të merren masa disiplinore, thonë në EZV.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vrasja e kosovares 71 vjeçare: lirohet nipi, mbeten në burg djali dhe nusja Fillimisht ishin arrestuar djali i saj (51), nusja e saj (48) dhe nipi i saj (27).... -
E drejta e votës për të huajt: Një debat qytetar përballë sfidave të stigmatizimit -
Në nderim të kujtesës historike për gjenocidin serb në Kosovë -
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova -
Angli
Angli, hapen klasa të reja për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore Kantoni i Gjenevës po afrohet drejt zbatimit të lejes prindërore prej 24 javësh. E miratuar në... -
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000% -
Autobusët e rinj elektrikë në Bernë dhe Schaffhausen mbeten të ftohtë, ankohen pasagjerët dhe shoferët -
Kurti nga Davosi: Serbia po e kupton se Kosova është shtet edhe pse e refuzon njohjen -
Aleancë kundër tatimit individual për çiftet e martuara














