Lajme
S’po dinë t’i qasen Diasporës!
Përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës shprehen të gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë ekspertët të cilët mund të japin kontributin e tyre në tërheqjen e investimeve
Diaspora kosovare posedon një potencial të mëdha ekonomik dhe financiar, por nuk ka mekanizma që i joshë mërgimtarët që të investojnë në Kosovë. Prandaj kërkohet krijimi i një grupi punues për të gjetur format e tërheqjes së ndërmarrësve nga diaspora.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës shprehen të gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë ekspertët të cilët mund të japin kontributin e tyre në tërheqjen e investimeve.
Nga mërgata në Kosovë hynë shumë mjete financiare, por pjesa më e madhe e tyre del jashtë vendit. Prandaj, kërkohet të gjenden format që afro 600 milionë euro në vit sa vijnë nga diaspora, të mbeten në Kosovë dhe në këtë mënyrë të krijohet vlera e shtuar e atyre mjeteve.
Bardhyl Meta nga Oda Ekonomike Gjermane propozon të krijohet një grup punës për këtë qëllim.
“Është mirë të krijohet një grup i cili do të na përgjigjej brenda tre muajsh, si mund t’i tërheqim 10 mijë ndërmarrës nga diaspora, çka duhet të bëjmë, cila është pjesa e infrastrukturës ligjore që duhet ta ndërrojmë që ta arrijmë këtë stimulans dhe cilat janë efektet që na i sjell ajo”, tha Meta për mediet në Prishtinë.
Madje ai thotë se nuk është vështirë të sillen 10 mijë ndërmarrës në Kosovë, sepse sipas tij, janë 100 mijë që presin të vijnë.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli thotë se është i hapur të bashkëpunojë me të gjithë të cilët mund të kontribuojnë në shfrytëzimin më të mirë të remitancave. Në këtë aspekt Makollit i pëlqen ideja e Metës.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











