Kosova
Sqarohet MI: Nuk do të ritestohen të gjithë shoferët
Ministria e Infrastrukturës është sqaruar pë ritestimin e shoferëve në Kosovë.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nëpërmjet një komunikate për media e ka sqaruar idenë e dhënë për ritestimin për patentë shofer, i cili pati thënë se do të bëhej për të gjithë qytetarët që e posedojnë këtë dokument.
Kjo ministri njofton se ritestimi i njohurive të rregullave të komunikacionit rrugor do të bëhet për të gjithë shoferët, të cilët përsërisin në vazhdimësi kundërvajtjet në trafik dhe për të cilët masat e tjera, si gjobat, tërheqja e pikëve negative dhe pezullimi i përkohshëm i patentë shoferit nuk kanë dhënë efekt.
“Prandaj ritheksojmë se këtij testimi do t’i nënshtrohen vetëm shkelësit e shumëfishtë të ligjit dhe rregullave të komunikacionit rrugor. Konsiderojmë se ky ndryshim, përveç rritjes së sigurisë në komunikacion, do të ndikojë në krijim të besueshmërisë me të madhe të patentë shoferit të Republikës së Kosovës, në vendet e Evropës dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.
Përpjekjen e Ministrisë së Infrastrukturës për t’i ritestuar për patentë shoferët qytetarët që e posedojnë këtë dokument e ka quajtur të paligjshëm dhe shkelje e të drejtave kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













