Jeta në Zvicër
St. Gallen do të përjashtojë nga kopshti fëmijët që nuk e flasin gjermanishten
Drejtori i arsimit: "Fëmijët të cilët nuk e flasin gjermanishten të përjashtohen nga kopshti. Ata duhet të rrijnë edhe një vit në shtëpi, me prindërit, para se të mund të kthehen sërish në kopshtin e fëmijëve"
Një fenomen i ri të cilin e ka identifikuar Qeveria e Kantonit të St. Gallenit është ai se shumë fëmijë, me rastin e fillimit të shkollës së tyre pothuajse nuk e flasin gjermanishten. Kjo ka bërë që qeveria të ushtrojë presion mbi prindërit e këtyre fëmijëve, shkruan toponline.ch.
Drejtori i arsimit në Qeverinë e Kantonit, Stefan Kölliker (SVP) në mbledhjen e mbajtur të martën ka shprehur shqetësimin rreth këtij problemi. Ai me këtë rast ka thënë se gjithnjë më shumë fëmijë, në ditën e parë të kopshtit (parashkollor) nuk kanë pothuajse fare njohuri të gjermanishtes, transmeton albinfo.ch. “Kjo përbën një sfidë të madhe për edukatoret dhe edukatorët në kopshtet parashkollore”, ka thënë Kölliker. Dhe ka shtuar se prindërit janë burimi i problemit.
“Ndonëse prindërit me prejardhje të huaj mjaft shpesh e njohin dhe e flasin gjermanishten, ata me fëmijët e tyre flasin në gjuhën e tyre amtare”. Kjo bën që këta fëmijë vetëm pas fillimit të kopshtit të fillojnë mësimin e gjermanishtes. Për këtë arsye Kölliker kërkon të veprohet në këtë drejtim.
Qëndrimi i tij është që “fëmijët të cilët nuk e flasin gjermanishten, të mund të përjashtohen nga kopshti në tre muajt e parë të tij, përcjell albinfo.ch. Kjo, me fjalë tjera do të thotë që ata duhet të rrijnë edhe një vit në shtëpi, me prindërit, para se të mund të kthehen sërish në kopshtin e fëmijëve. Dhe kjo masë mund të fillonte nga zbatimi që tash por në të ardhmen ajo duhet të aplikohet më tepër.
“Në këtë mënyrë me duam të rrisim presionin mbi prindërit. Ata do të duhej që fëmijëve të tyre t`ua mësojnë një shkallë të caktuar të njohurive themelore para se t`i çojnë në kopshtin parashkollor”, ka thënë Kölliker.
Situata do të vazhdojë të vëzhgohet. Në rast se nuk ndryshon asgjë, do të merren edhe masa tjera, plotësuese, transmeton albinfo.ch. Por tash për tash është ende e paqartë se për çfarë masash bëhet fjalë.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











