Jeta në Zvicër
St. Moritz, qendra e parë skitare që pranon pagesat me Bitcoin
Qendra e njohur e skive St. Moritz në Luginën Engadine është bërë e para në Zvicër që ka filluar të pranojë kriptovalutën Bitcoin, si pagesë për nevoja të ndryshme, shkruan ‘swissinfo.ch’.
Sipas televizionit publik zviceran, “SRF” dhe gazetës “Südostschweiz”, “Engadin St Moritz”, është kompania e parë e teleferikëve që njeh pagesat me kriptovalutë, përcjell abinfo.ch.
Drejtori i kompanisë, Markus Meili, tha për “Südostschweiz” se ai nuk ishte i shqetësuar për ndryshimet e Bitcoin-it, pavarësisht nga vlera e saj që u rrit nga 1,000 dollarë (CHF099) në fillim të vitit, mbi 17,000 dollarë më parë këtë muaj.
“Ne gjithashtu pranojmë euro, pavarësisht nga kursi i këmbimit. Duhet të jemi në hap me kohën, veçanërisht kur kemi të bëjmë me digjitalizimin”, theksoi ai.
Në Zvicër ka më pak se 200 kompani në të gjitha sektorët në Zvicër, që këtë kriptovalutë e pranojnë si monedhë në pagesa të ndryshme.
Në shtator, qyteti jugor zviceran i Chiassos njoftoi se do të pranonte Bitcoin, si pagesë për faturat e taksave deri në CHF250.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













