Shqipëria
Stabilizohet tregu i pronave në Shqipëri
Financimi kryesor për blerjen e shtëpive vijon të mbetet kredia
Banka e Shqipërisë shprehet se tregu i pronave vijon të jetë i stabilizuar, ndërsa kërkesa dhe oferta vijojnë të rriten.
Ndërkohë tregu duket se është “ftohur”, ndërsa BSH vëren se çmimet e shtëpive janë stabilizuar gjatë gjashtëmujorit të dytë.
Ato ranë me 7.6% në rang vendi dhe me 10.2% në Tiranë, duke u rikthyer në mesataren e viteve të fundit. Nga krahu tjetër lëshimi i shtëpive me AirBnB për turistët ka rritur çmimet e qirave, në kryeqytet sidomos, transmeton albunfo.ch.
Ndërkohë financimi kryesor për blerjen e shtëpive vijon të mbetet kredia. 60% e ndërtesave dhe banesave u blenë nëpërmjet kredisë, që mesatarisht mbulon deri në 60% të vlerës sipas agjentëve tregtarë. Tendencat në kreditim tregojnë se gjithnjë e më shumë individët dhe bizneset po i drejtohen monedhës Lek për të financuar pasuritë e tyre të paluajtshme.
Çfarë vihet re tek blerësit është se kërkesë të shtuar në periudhën e vitit që lamë ka pasur nga të huajt që përbënë rreth 26% të totalit të blerjeve. Bizneset gjithashtu kanë shtuar kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme, thotë BSH. 38% e totalit të kredisë që kanë marrë në banka janë përdorur për këtë qëllim.
Nga krahu ofertës, edhe pse ka më pak leje, sipërfaqja e dhënë është thuajse njësoj me atë të vitit të kaluar.
Ndërtuesit ndërkohë raportojnë shpenzime të rritura për energjinë, pagat e punonjësve dhe transportin.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena













