Kosova
Stafi i QKUK-së në ekskursion, pacientët ankohen për mungesë të mjekëve
Me qindra punëtorë të QKUK-së të premten në mëngjes janë nisur për në Shqipëri. Stafi i QKUK-së ka kaluar vikendin duke shëtitur në qytetet bregdetare të Shqipërisë.
Sipas burimeve të KosovaPress-it, Sindikata e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka angazhuar kompaninë private, me nëntë autobusë për t’i çuar anëtarët e saj në këtë “ekskursion”. E ky udhëtim organizohet nga kjo sindikatë pothuajse çdo vit, përcjell albinfo.ch.
Pacientët të dielën janë ankuar për numër të vogël të stafit, megjithatë të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.
Sipas tyre, gjatë këtij vikendi ka pasur mungesë të mjekëve, e në këto reparte ka pasur vetëm infermierë kujdestarë.
As Islam Krasniqi, përfaqësues i Sindikatës së QKUK-së, nuk është përgjigjur në telefon.
Në lidhje me këtë ka folur, kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.
“Kjo është me ligj e rregulluar, nuk po shoh diçka dramatike dhe të keqe. Ky organizim bëhet çdo vit, shkon në kuadër të relaksimit dhe marrëdhënieve të mira ndërnjerëzore, vetëm kështu mund të ecim përpara. Këto janë paratë e njerëzve të cilat grumbullohen, organizimin e bën sindikata, nuk e bën federata”, tha ai.
Ai ka mohuar të ketë pasur mungesë të stafit gjatë këtyre dy ditëve.
“Nëse vërtetohet që diku ka pasur mungesë të stafit, zakonisht është bërë marrëveshje ndërnjerëzore, atëherë ne japim përgjegjësi. Shkon komfor rregullave, paraqiten kërkesat dhjetë ditë, një javë përpara, rregullohen çështjet e ndërrimeve”, tha ai.
Megjithatë, Syla ka thënë se nuk është i informuar se sa është numri i saktë i stafit të QKUK-së që janë pjesë e këtij ekskursioni.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj














