Tematike
Stagnim i rasteve me HIV, rritje e numrit të sëmundjeve venerike
Për mbrojtje nga këto infektime, Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) në kuadër të fushatës së re të promovuar sot, rekomandon një “Safer-Sex-Check” (kontroll për seks të sigurt) të ri
Në Zvicër, numri i infeksioneve të transmetueshme përmes rrugës seksuale vazhdon të shënojë rritje. Ndërkohë që numri i rasteve me HIV mbetet stabil, gjatë vitit të fundit janë regjistruar më shumë raste të infektimit me sëmundjet venerike si gonorea, sifilisi dhe chlamydia.
Për mbrojtje nga këto infektime, Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) në kuadër të fushatës së re të promovuar sot, rekomandon një “Safer-Sex-Check” (kontroll për seks të sigurt) të ri, transmetion albinfo.ch komunikatën e BAG.
Fushata për parandalim të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme që ka filluar sot, përcjell mesazhin i cili është i njohur prej 30 vitesh. “Safer Sex” (seksi i sigurt) mbetet në qendër të fushatës por nuk e ka kuptimin e njëjtë për të gjithë. Me fushatën e re, BAG promovon dy rregulla të reja. Rregulli i parë: “Seksi vagjinal dhe anal, me prezervativ”. Rregulli i dytë: “Dhe, pasi që secili bën dashuri ndryshe nga tjetri: Bëje tash kontrollimin tënd individual (Safer-Sex-Check) në lovelife.ch.
Në mesazhin e deritashëm bënin pjesë edhe rregullat: “depërtimin, gjithnjë me prezervativ” dhe “Mos meerr spermë as gjak në gojë”. Ky mesazh ishte përpiluar në lidhje me HIV dhe tash precizohet, sepse seksi oral edhe pa spermë dhe gjak në gojë përbën rrezik për infektim me ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme.
“Safer-Sex-Check” që bëhet në internet mundëson këshilla të personalizuara që përshtaten me seksualitetin e individit konkret, shkruan albinfo.ch. Ata që e bëjne kontrollin në internet, u përgjigjen në mënyrë anonime pyetjeve për moshën, numrin e partnerëve seksualë dhe për praktikat seksuale, marrin pastaj informata përkatëse dhe rekomandime, duke u orientuar në vegëzat e mëtejme të internetit.
Në fushatën e re Love-Life proklamohet motoja “Partneri ndërrohet. Seksi i sigurt mbetet”. Fushata zgjat dy javë dhe përfshin pllakate, një film të shkurtë i cili do të emetohet nëpër stacione hekurudhore si dhe mesazhe në mediet online dhe në rrjetet sociale.
Stagnimi në numrin e infektimeve me AIDS është një sukses i vogël, thonë në BAG, ndërkohë që synimi është ulja e numrit. Naga ana tjetër, sëmundjet tjera venerike po shpeshtohen.
Gjate vitit 2016 janë regjistruar 2270 raste të gonorea-s (triperit), që është për 20% më shumë se një vit më parë. Edhe rastet e sifilisit janë shtuar për 15% duke arritur në 733 ndërsa infektimet me chlamydie kanë shënuar po ashtu një rritje të theksuar. Numri i tyre është rritur për 8% duke mbërritur në shifrën 11013.
Një pjesë e këtyre numrave dhe përqindjeve të ngritura mund të shpjegohet me faktin se gjatë vitit 2016 janë bërë më shumë kontrollime dhe se testet janë përmirësuar nga ana cilësore. Kështu, ato tash i zbulojnë edhe rastet pa simptoma. Por, mund të konstatohet se megjithatë ka edhe rritje reale të numrit të infeksioneve të përmendura.
Nga gonorea, sifilis dhe HIV, më të rrezikuarit janë meshkujt që kanë marrëdhënie seksuale me meshkujt tjerë. Ndërsa infeksionet me chlamydia paraqiten më shpesh te gratë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











