Kosova
Statistikat: Kosova, kryeson për përmirësim të mirëqenies
Asnjë shtet në botë nuk ka shënuar ndryshim më të madh sesa Kosova, ku përqindja e qytetarëve të kënaqur është rritur nga 11 në 51 për qind
Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më parë, këtë vlerësim e jepnin vetëm pak më shumë se 10 për qind e popullsisë.
Atëherë, çfarë e ka shkaktuar këtë përmirësim, që sipas Qendrës amerikane të Kërkimeve Gallup nuk e ka arritur asnjë shtet tjetër në botë?
Gjatë dekadës së fundit, përqindja e qytetarëve që thonë se jeta e tyre po ecën shumë mirë është përmirësuar për 20 pikë përqindjeje (ose më shumë) në 12 shtete të botës, përfshirë disa të rajonit, si Serbia e Bosnje e Hercegovina.
Ndryshim të ngjashëm, por negativ, ka përjetuar edhe Zvicra, raporton Evropa e Lirë, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, asnjë shtet në botë nuk ka shënuar ndryshim më të madh sesa Kosova, ku përqindja e qytetarëve të kënaqur është rritur nga 11 në 51 për qind.
Çfarë fshihet prapa këtij trendi pozitiv?
Për autorët e këtij hulumtimi, të publikuar në fund të korrikut të këtij viti, “ta kuptosh se si njerëzit e vlerësojnë jetën e tyre është një matës i rëndësishëm i progresit njerëzor” pasi, sipas tyre, format e tjera të matjes së progresit, si përmes Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) “nuk arrijnë të tregojnë nëse njerëzit po jetojnë mirë”.
Sipas tyre, tani raportohet një nivel më i lartë i kënaqshmërisë me mirëqenien për shkak se ka më shumë optimizëm për standardin e jetës, për liritë personale dhe mirëqenien e fëmijëve.
Përpos ndjenjës së respondentëve, qendra Gallup i bazon matjet e tyre në disa indikatorë.
Kur raportuan se jeta e tyre po ecën shumë mirë, qytetarët e Kosovës thanë se kanë më pak probleme shëndetësore; më pak ditë kur kanë qenë të sëmurë; më pak shqetësim, stres, mërzi e zemërim; dhe më shumë lumturi, kënaqësi, interesim dhe respekt.
Trendi global
Ky trend pozitiv vërehet edhe kur merret parasysh mesatarja në botë. Numri i atyre që e vlerësojnë jetën e tyre pozitivisht po rritet me kalimin e viteve, ndërsa i atyre që thonë se po vuajnë po zvogëlohet.
Sipas Qendrës Gallup, përmirësimi vërehet te të rinjtë e të vjetrit, te burrat e te gratë, por jo në të gjitha rajonet njësoj.
Mënyra se si Gallup i bën këto matje është e thjeshtë. Qytetarëve u shtrohet kjo pyetje:
Mendojeni një shkallë me nivele nga 0 deri në 10. Niveli i dhjetë simbolzon jetën më të mirë të mundshme për juve dhe niveli zero simbolizon jetën më të keqe të mundshme për juve. Në cilin nivel do ta vendosnit veten sot? Po pas pesë vjetësh?
Përgjigjet nga 0 deri në 4 llogaritet si i përkojnë kategorisë “në gjendje të rëndë”, nga 4 deri në 7 “në vështirësi”, dhe mbi 7 “në gjendje të mbarë”.
Edhe rezultati është i thjeshtë. Në botë, mesatarja e përgjigjeve për vitin e kaluar ishte 5.9, ndërsa pritshmëritë për të ardhmen arritën nivel më të lartë, me përgjigje mesatare prej 7.2.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë













