Kosova
Stefanos Kasselakis: Shqipja të bëhet gjuhë e dytë në shkollat e këtij shteti
Më herët, kryetari i SYRIZA-Aleancës Progresive, Stefanos Kasselakis, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi, përcjell albinfo.ch.
“Emigracioni është një çështje që SYRIZA nuk e ka përdorur kurrë si mjet, në raport me partitë e tjera në vendin tonë dhe ne jemi krenarë për qëndrimin e përgjegjshëm që kemi mbajtur”, theksoi presidenti i SYRIZA-s. Stefanos Kasselakis argumentoi se shqipja mund të vendoset si gjuhë e huaj e zgjedhur në shkollat greke krahas greqishtes si gjuhë e dytë në territorin e Shqipërisë.
Presidenti i SYRIZA-s theksoi: “Ne jemi krenarë për punën që kemi bërë si qeveri, që të jemi në gjendje të lehtësojmë komunitetin dhe të tregojmë se të gjithë mund t’i ofrojmë me meritë vendit tonë”.
Kasselakis tha se problematikat me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Greqi janë të mëdha, si rrjedhojë e kësaj vitet e fundit është shtuar pasiguria tek ata.
“Nuk mund të flitet për rinovim të vendbanimit për 3 vjet, kur aplikimi specifik merr 2.5 vjet për t’u pranuar. D.m.th. këta bashkëqytetarë, me të cilët jetojmë në të njëjtin vend, i vendosim në një situatë ku po i mbajmë peng”, vuri në dukje Kasselakis.
Në të njëjtën kohë, siç shpjegoi ai, marrëdhëniet mes dy vendeve duhet t’i shikojmë në mënyra të ndryshme, më kreative. Në këtë kontekst, ai do të përmendte si shembull temën e zgjedhjes së një gjuhe të dytë të huaj. “Këtu në Greqi nuk e kemi shqipen si gjuhë të zgjedhur. Ashtu si Shqipëria duhej të kishte greqisht si gjuhë të zgjedhur. Në të gjithë territorin e Shqipërisë. Për t’i dhënë fund procesit të pengut të integrimit dhe racizmit”.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












