Lajme
Stefanoviqi takohet me qeveritarët – Vetëvendosje përleshet me policinë
Ndërsa qeveritarët po takoheshin me Stefanoviqin, në protestën e Vetëvendosjes raportohet se janë lënduar edhe Kurti dhe Konjuvca
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Lëvizja Vetëvendosje ka bllokuar sot hyrjen për në ndërtesën e re të Qeverisë së Kosovës ku pritej të vinte shefi i ekipit negociator serb Borisav Stefanoviq.
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë gjuajtur me gurë dhe me shishe me ngjyrë të kuqe në oborrin e ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës, ku po zhvillohej takimi ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës Hajredin Kuçi dhe shefit të ekipit negociator të Serbisë, Borisllav Stefanoviq.
Policia ka përdorur gazlotësjellës kundër aktivistëve të Vetëvendosjes, ndërkohë që janë lënduar disa protestues. raportohet se në mesin e të lënduarve janë edhe Albin Kurti dhe Glauk Konjuvca.
Sipas një komunikate shtypi të Lëvizjes Vetëvendosje, nga dhuna e policisë janë lënduar aktivistët Gëzon Kastrati, Astrit Fazliu, Zgjim Hyseni, Veton Dragusha, Nystret Azemi dhe Naim Jakaj, të cilët janë dërguar në Emergjencë.
Aktivistët e Vetëvendosjes kanë gjuajtur me gurë dhe shishe me ngjyrë të kuqe në drejtim të veturave që ndodheshin në oborrin e ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës, me ç’rast disa vetura kanë pësuar dëme materiale.
KosovaPress raporton se protestuesit kanë brohoritur “Vetëvendosje-Vetëvendosje”, “Marre-marre” dhe parulla tjera kundër Qeverisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes, pasdite ndodhen ende forca të shumta speciale të policisë së Kosovës.
Policia ka ndërprerë qarkullimin për vetura në rrugën përballë ndërtesës së re të Ekzekutivit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit Një muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, 23 persona të plagosur vazhdojnë të trajtohen në spitale... -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën












