Bota
Steinmeier: Reagimet turke të mos ekzagjerohen
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, të enjten shprehu shpresën se Turqia nuk do ta ekzagjerojë me reagime pas miratimit të rezolutës nga Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, e cila e ka miratuar një rezolutë që vrasjen masive të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore nga Perandoria Osmane e njeh si gjenocid, transmeton albinfo.ch.
“Është një vendim tërësisht i pavarur i Bundestagut. Siç kemi pritur. Turqia ka reaguar, dhe unë shpresoj se ditët dhe javët e ardhshme do të jenë në gjendje për të shmangur reagimet e ekzagjeruara”, tha Steinmeier, i cili është duke vizituar Argjentinën.
Turqia e ka kundërshtuar ashpër këtë rezolutë të ‘Bundestagut’, ndërsa ka paralajmëruar se ky veprim do t’i rëndojë marrëdhëniet në mes të dy shteteve.
Ndërkohë raportohet se Ankaraja ka tërhequr ambasadorin turk nga Berlini.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua Policia kantonale e Cyrihut sekuestroi 24,000 bimë - U gjetën armë dhe para, u arrestuan tre... -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë












