Lajme
Stina e mandarinave, mësoni vlerat ushqyese të tyre
Me konsumimin e këtyre frutave trupi ynë merr vitaminën A, B1- B2-B3, vitaminën C dhe po kështu kalcium, hekur, proteina, sheqer dhe ujë. Përveç këtyre vitaminave dhe minerale, mandarina është burim i pasur me folate dhe beta-karroten, çka i shton përfitimet shëndetësore të saj. Falë përbërësve të saj, mandarina është aleate e kockave dhe mirëfunksionimin e zemrës dhe zorrëve, ndërsa ndihmon në luftën kundër shumë sëmundjeve.
Mandarinat pa frikë mund të quhen agjentë të pastrimit të gjakut pasi ato ndihmojnë në nxjerrjen e substancave toksike dhe të padëshirueshme nga trupi. Mandarinat stimulojnë ndarjen e qelizave dhe gjenerojnë qeliza të reja.
Mandarina është e njohur edhe për tonifikimin e sistemit nervor dhe ndihmon për një qëndrim më aktiv gjatë ditës. Mandarinat ndihmojnë në tretjen e ushqimit, mbajnë ekuilibrin e drejtë midis acidit dhe qetëson të gjitha infeksionet e stomakut dhe inflamacionet.
Aleat i bukurisë
Mandarina është një burim i mirë i vitaminës A, ndaj dhe nëse vuani nga ndonjë problem i lëkurës, rekomandohet konsumimi i kësaj frute dhe aplikimi i produkteve që janë derivate të kësaj vitamine. Kur është fjala për shërimin e plagëve dhe dëmeve të tjera të lëkurës, vitamina A është e domosdoshme për këto, pasi ndihmon lëkurën të rindërtojë indet.
Vlerat ushqyese për çdo 100 gr mandarina: ujë 81,4 g, karbohidrate 17,6 g, sheqer 17,6 g, proteina 0,9 g, yndyra 0,3 g, kolesterol 0 g, fibra 1,7 g, kalium 210 mg, hekur 0,3 mg, kalcium 32 mg, fosfor 19 mg, vitaminë B1 0,08 mg, vitaminë B2 0,07 mg, vitaminë B3 0,3 mg, vitaminë A 18 mg, vitaminë C 42 mg.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












