Shkurt.ch
Stöhlker merr ofertën për anëtarësim në SVP-UDC
Sipas disa përfaqësuesve të SVP-UDC-së, Stöhlker është bërë "viktimë e një aparati arbitrar"
Bashkëpronari i firmës për marketing Fidel Stöhlker, i cili, për gjuhën e tij denigruese ndaj kosovarëve mund të përgjigjet penalisht, ka marrë mbështetje nga partia SVP-UDC.
Tri padi të ndryshme janë iniciuar ndaj Stöhlker, për faktin se ai, në blogun e tij i kishte quajtur kosovarët popull inferior dhe fundërrina. Nesër, e hënë, prokuroria e Cyrihut do të nisë procedurën kundër tij.
Por, Stöhlker tashmë ka marrë mbështetjen e partisë më të madhe të Zvicrës SVP-UDC, e cila tashmë është identifikuar me gjuhë të përafërt në raport me të huajt.
Sipas deputetit kantonal të kësaj partie dhe kandidatit për deputet nacional Claudio Zanetti, Stöhlke është “viktimë e një aparati arbitrar”. Ai, bashkë me kolegun tjetër nga kjo parti, Hans-Peter Amrein do të kërkojnë një mocion në parlamentin e Kantonit të Cyrihut lidhur me këtë problem.
Ata kërkojnë nga qeveria e kantonit përgjigjen përse është vënë në lëvizje prokurori publik në një rast si ky. Sipas tyre bëhet fjalë vetëm për “një qytetar, nën ndikimin e një vrasjeje të dyfishtë të bërë nga një shtetas i huaj dhe përballë një shkalle të lartë të delikuencës që kanë treguar shtetasit e atij shteti (Kosovës), ka dhënë një deklaratë të tillë emocionale”.
Zanetti me këtë rast i ofron Fidel Stöhlker-it hapur që të anëtarësohet në SVP-UDC.
Ndërkaq Stöhlker nuk ka probleme vetëm me shqiptarët e Kosovës, shkruan “Sonntags Zeitung”. Më 20 maj të këtij viti ai në twitter kishte shkruar: Michel Friedman, Eliot Spitzer, Dominique Strauss-Kahn, Mosche Katzav ose Roman Polanski. A ju kujton diçka kjo?” Të gjithë këta pesë burra ishin pjesë e aferave me femra dhe të pestët janë hebrenj.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale













