Kosova
Stoltenberg: Siguria në Kosovë, kyçe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fjalimin e tij për fundvit ka thënë se siguria në Kosovë është çelësi i stabilitetit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Stoltenberg përmes një video mesazhi në platformën X falënderoi të gjithë aleatët për mbështetjen, dhe të gjithë trupat, përfshirë dhe ato të KFOR-it në Kosovë.
“Dhe vetëm muajin e kaluar pata një takim me trupat e KFOR-it në veri të Kosovës, duke ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë në Kosovën, i cili është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.
Tutje Stoletenberg tha: “Në këtë periudhë të vitit, falënderimet dhe respekti im më i thellë shkon për forcat tona të NATO-s. Shërbimi i tyre na mban të sigurt dhe të lirë. Gëzuar festat dhe urimet më të mira për Vitin e Ri”.
At this time of year, my deepest thanks and respect go to our #NATO forces. Their service keeps us safe, secure and free. Happy holidays and best wishes for the New Year. pic.twitter.com/6AE8vOzQ1Y
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) December 20, 2023
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih












