E-Diaspora
Struga vërshohet sërish nga mërgimtarët e Zvicrës
Mërgimtarët nga Zvicra do të shkojnë për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë, që do të mbahen nesër, më 29 tetor
Një numër i madh i mërgimtarëve kanë ardhur nga Zvicra për të votuar në këto zgjedhje, veçanërisht në Strugë, ku në garë janë dy kandidatët shqiptarë Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Ramiz Merko nga BDI.
Albinfo.ch mëson nga Aeroporti i Cyrihut se edhe këtë herë janë organizuar fluturime çarter në drejtim të Ohrit.
Në orët e pasdites një aeroplan i mbushur me mërgimtarë struganë me kompaninë Helvetic do të fluturojnë në drejtim të Ohrit
Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahen në 35 komuna, në 1.517 vendvotime ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë.
Në 29 komunat e tjera në Maqedoni në raundin e dytë mund të votojnë 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit Përballë mungesës së personelit të kualifikuar, Parlamenti i Zvicrës ka miratuar rikthimin në shërbim të ish-ushtarëve.... -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë”















