Kosova
Studentët shqiptarë, “diplomacia qytetare” e Kosovës në Zvicër
Adresa e parë e delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, të Kuvendit të Kosovës ishte takimi me studnetët shqiptarë në ETH, Cyrih
Cilat janë detyrat e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në kuadrin e Parlamentit të Kosovës, sa janë “të prekshme” për qytetarët e Kosovës jashtë vendit, si qëndron puna me qasjen që këta qytetarë kanë në punët e këtij komisioni? Këto dhe pyetje të ngjashme janë shtruar gjatë debatit të studentëve shqiptarë të Zvicrës me katër anëtarë të komisionit të përmendur që kishin ardhur nga Kosova.
Adresa e parë e aktivitetit të tyre ishte pikërisht ky takim, i organizuar nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih dhe Shoqata “Studenti”, raporton albinfo.ch.
Në krye të delegacionit ishte kryetarja e tij, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, e shoqëruar nga anëtarët: Time Kadrijaj, Bahrim Shabani dhe Xhavit Haliti, nënkryetar.
Bashkëkryetari i Shoqatës “Studenti”, Eleonit Smajli ka prezantuar qëllimet e këtij debati, të cilat, sipas tij janë informimi i studentëve në lidhje punën e komisionit, në veçanti në lidhje me çështjet që prekin ata si studentë jashtë vendit në qasje me institucionet e vendit të prejardhjes, pra Kosovës.
Veç pyetjeve që do të shtronin studentët, ai tha se në kuadër të shkëmbimit të ideve që do të bëhej këtu, studentët mund të sjellin edhe propozime, ide, informacione të reja për komisionin, për për shkak të perspektivës së ndryshme, nga jashtë, përmes të cilës ata kanë mundësi t`i shohin rrethanat në Kosovë.
Debatin e ka përshëndetur edhe kreu i Shërbimit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati. Ai ka shprehur kënaqësinë me numrin gjithnjë në rritje të studentëve shqiptarë në Zvicër dhe në veçanti në Cyrih, ku ka selinë njëri ndër universitetet më elitare në botë, universiteti teknik ETH, në ambientet e të cilit po mbahej edhe takimi, shkruan albinfo.ch.
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni ka bërë të ditur se ky takim është i pari në serinë e takimeve të planifikuara në vendet me përqendrim më të madh të numrit të bashkatdhetarëve tanë. Është planifikuar që të zhvillohet një vizitë në muaj në vendet përkatëse, për të njohur nevojat dhe kërkesat e mërgimtarëve tanë drejtuar institucioneve kosovare.
Ajo ka theksuar se komisioni, në përbërjen aktuale i ka vënë vetes për detyrë që të zgjerojë aktivitetin në raport me diasporën. Po kështu, në ligjin për diasporën, që po përgatitet, është paraparë një përfshirje më e gjerë e diasporës se sa ka qenë deri më tash. Kryeziu-Hyseni më tutje ka përmendur rolin prej diplomatësh joformalë të Kosovës që mund ta luajnë sidomos studentët, në vendet ku jetojnë, falë edhe lidhjeve dhe mundësive që kanë për qasje me qarqe të ndryshme të këtyre vendeve.
Si një arritje konkrete ajo ka nënvizuar projeekti pilot për “diplomacinë qytetare, në kuadër të të cilit tashmë dhjetë studentët e grupit të parë kanë kryer praktikën gjashtëmujore.
Edhe anëtarët tjerë të delegacionit janë angazhuar për rritjen e bashkëpunimit me diasporën dhe në veçanti me studentët, në këtë kuadër, si komunitet me mundësi dhe kapacitete më të mëdha që mund të shfrytëzohen në të mirë të shtetit të Kosovës.
Në vazhdim, studentët dhe të pranishmit tjerë kanë zhvilluar një debat të frytshëm me mysafirët nga Prishtina. Ata kanë shtruar pyetje të ndryshme lidhur me mundësitë që u ofrohen për të kontribuuar për Kosovën, nga vendi ku jetojnë. Kanë pasur vërejtje për procedurat burokratike që shpesh e pamundësojnë një kontribut të tillë etj. Si shembull kanë përmendur zvarritjet e paarsyetueshme të njohjes së diplomave të fituara në universitetet e jashtme.
Ata kanë kërkuar që të ketë një listë të hapur online ku mund të shihen në çdo kohë konkurset ose ftesat e ndryshme të institucioneve kosovare, për të cilat studentët mund të kenë interesim, shkruan albinfo.ch. Po ashtu është kërkuar që të mundësohet votimi në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës, jashtë vendit etj.
Kishte edhe kritika për mungesën e përfaqësimit të diasporës me kuotë të caktuar, në legjislativin e vendit, përfaqësim që e praktikojnë disa shtete me mërgatë të madhe. Po ashtu është kërkuar edhe lehtësim i qasjes fizike në parlament për personat me nevoja të veçanta, etj.
Delegacioni nga Kosova ka zhvilluar në ditën vijuese edhe një takim në Konsullatën e Kosovës, me mërgimtarët dhe një tjetër, me asamblistë shqiptarë në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut.

Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse Panairi SheLeads 2026 bashkoi gra të suksesshme sipërmarrëse dhe themeluese nga industri të ndryshme, duke filluar... -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Yllka Zuzaku-Mustafa zgjidhet presidente e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera
















