Studentët e huaj ikin pas studimeve nga Gjermania
Gjermania i shfrytëzon shumë pak potencialet e emigrantëve me kualifikim të lartë në ekonominë gjermane
Gjermania ka liberalizuar qëndrimi në vend edhe për të tërhequr forca të kualifikuara pune. Por shumë studentë nuk duan të qëndrojnë pas studimeve në Gjermani.
Në këtë drejtim Gjermania duhet të bëjë më shumë për t’i fituar si forca pune studentët e huaj që përfundojnë sudimet në universitetet gjermane.
Ky konstatim doli nga studimi “Talentet në lëvizje”, i organizuar në pesë vende të BE-së, që u prezantua këtë javë Berlin nga Këshilli i Ekspertëve të fondacioneve gjermane për Integrim dhe Migrim.
Studimi arrin në përfundimin se Gjermania i shfrytëzon shumë pak potencialet e emigrantëve me kualifikim të lartë për ekonominë gjermane. Në përgjithësi interesi për të qëndruar në Gjermani është i madh. Dy nga tre të anketuar e përfytyrojnë që të qëndrojnë në Gjermani pas studimeve. Por janë shumë më pak ata që qëndrojnë vërtet në Gjermani.
Studentët e inxhinierisë dhe ata të shkencave natyrore shohin më shumë shanse për të gjetur punë në Gjermani se studentët e shkencave sociale.
Nuk qëndron pohimi se studentët e huaj e përdorin shkollimin e tyre vetëm si trampolinë për të emigruar përgjithmonë në Gjermani.
Shumica duan të punojnë një ose dy vjet në Gjermani dhe të avancojnë sa i përket profesionit.
Shkaqe private, familjare janë shumë më pak të rëndësishme për t’u kthyer pastaj në vendin e origjinës ose për të vazhduar emigrimin në një vend tjetër. Shumë e ndjejnë se janë të mirëpritur, para së gjithash studentë në shkollat e larta, të cilat ofrojnë një konsultim të vazhdueshëm për studimin dhe karrierën.
Por njëkohësisht, në një numër i madh i të anketuarve ndjehen të diskriminuar në jetën e përditshme për shkak të statusit si të huaj, gjë që bëhet shpesh shkas për t’u larguar nga vendi.
Kjo prek në radhë të parë të huaj nga vende myslimane dhe më pas ata nga vende afrikane. Këtu Gjermania paraqitet më dobët se vendet e tjera të BE-së.
Tregu gjerman i punës është vërtet i hapur për specialistët e huaj dhe gjendja ekonomike në Gjermani është më e mirë se kudo tjetër. Por zyrat e punës dhe universitetet nuk bashkëpunojnë mirë me njëra-tjetrën, konkludon më tej studimi.
Në pengesë të madhe për qëndrim në Gjermani kthehet përpjekja për të marrë informacione juridike relevante për kushtet e punës dhe të qëndrimit. Gati gjysma e atyre që studiojnë në Gjermani nga shtete të tjera e ndien veten jo të informuar si duhet. Një në dy studentë të huaj nuk e di pas studimit se çfarë duhet të bëjë për të qëndruar në Gjermani. Prandaj autorët e studimit kërkojnë që për ta eliminuar këtë të ofrohen këshillime në universitete si dhe në institucione të tjera.
Meqenëse për të marrë një vizë studenti aktualisht të duhen vetëm pak njohuri të gjermanishtes, sipas studimit, shumë studentë besojnë se mund t’ia dalësh mbanë shumë mirë në Gjermani edhe pa njohuri të gjermanishtes. Më shumë se një e treta e të anketuarve tha se nuk flet gjermanisht. Prandaj Këshilli i Ekspertëve gjermanë i sheh të domosdoshme kurset e gjermanishtes krahas studimit ose ushtrimit të profesionit.
Gisella Fincke, kryetare e Këshillit të Ekspertëve, që organizoi studimin thotë se kanë marrë fund kohët kur Shërbimi Akademik Gjerman, DAAD ishte detyruar t’i kthente në atdhe të gjithë ata që mbaronin studimet në Gjermani.
Tash e tutje studentët do të lejohen në një masë më të madhe që të punojnë gjatë studimit dhe kërkimit të vendit të punës.
Për studimin janë intervistuar 6.200 studentë në 25 universitete në Gjermani, Britani të Madhe, Francë, Holandë dhe Suedi. 10 për qind e numrit të përgjithshëm të studentëve në Gjermani janë të huaj. 140.000 studentë vijnë nga vende jashtë BE-së. /albinfo.ch & DW/
E-Diaspora
-
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri Me “BMW” të vjedhur në Gjermani dhe armë në makinë, arrestohen dy persona nga Prishtinë... -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe -
Gjermani
Sopranoja Marigona Qerkezi shkëlqen në “AIDS Gala” në Oper am Rhein në Düsseldorf -
René Redzepi largohet nga Noma pas akuzave për abuzim në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Anulime të shumta fluturimesh në Aeroportin e Gjenevës për shkak të grevës së pilotëve të Lufthansa Greva e pilotëve të kompanisë gjermane Lufthansa, e caktuar për të enjten dhe të premten, po... -
Profili i tre viktimave zbulon sistemin shfrytëzues seksual të Jeffrey Epstein në Zvicër -
Asnjë ndihmë federale për viktimat e zjarrit në Chiètres -
Mbi 140 ankesa për sjellje problematike në Spitalin Universitar të Lozanës -
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant?











