Lajme
Studentët gjermanë të mjekësisë ndihmojnë kolegët shqiptarë
Një ekip prej katër studentësh gjermanë të mjekësisë të universitetit Witten/Herdecke, së bashku me një mjek specialist udhëton katër herë brenda vitit për në Shqipëri, për të trajnuar studentet e atjeshëm të mjekësisë. Bëhet fjalë për iniciativën studentore “Future Doctors Network”, e cila është vlerësuar me një çmim nga “Deutsche Studentenwerk” në kuadër të garës në nivel federal “Studentët për studentët”.
“Future Doctors Network interesohet për të ndihmuar dhe zgjeruar arsimimin mjekësor në vendet në zhvillim”, thuhet në faqen e internetit të kësaj iniciative. Për ndryshim nga Gjermania, mjekët në Shqipëri dhe vendet tjera në zhvillim duhet të mbështeten më shumë në refleksin e tyre për shkak se kanë fare pak mjete ndihmese teknike në dispozicion.
Ndërkaq, studentët gjermanë përfitojnë nga vizitat atje duke vëzhguar nga afër zhvillimet e bujshme në vendet në fjalë.
Iniciativa e studentëve gjermanë përcjell prej vitesh studentët e mjekësisë të Universitetit të Tiranës. Në të ardhmen ajo do të fillojë bashkëpunimin edhe me universitetin Masar-i-Sharif të Afganistanit.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











