Kosova
Studentët shqiptarë dhe ukrainas, me debat rreth hegjemonisë ruse dhe serbe
Shoqata “Studenti” në Universitetin e Cyrihut në bashkëpunim me studnetët ukrainas, organizoi panel mbi strategjitë hegjemoniste të Rusisë dhe Serbisë
Shoqata “Studenti” në bashkëpunim me Ukrainian Association of Students and Academics in Zurich (UASAZ) dhe Center for Eastern European Studies (CEES) në Universitetin e Cyrihut, organizoi panelin akademik me temën: “From Russkii Mir to Srpski Svet: The Twin Hegemons of Eastern Europe”. (“Nga Bota Ruse te Bota Serbe: Dy Hegemonët Binjakë të Evropës Lindore”)
Ky diskutim u fokusua në analizën e strategjive hegjemoniale të Rusisë dhe Serbisë dhe ndikimin e tyre në stabilitetin rajonal.
Rëndësia e debatit akademik
Historikisht, organizatat studentore kanë luajtur një rol të rëndësishëm në debatet akademike mbi transformimet shoqërore dhe politike. Shoqata “Studenti” synon të krijojë hapësira të lira diskutimi në kohë krizash dhe të angazhojë studentët si aktorë aktivë në ndërthurjen e analizës akademike me përgjegjësinë shoqërore.
Bardh Jashari, kryetar i Shoqatës “Studenti” të Universitetit të Cyrihut, u shpreh: “Ky panel është një dëshmi e rëndësisë që ka analiza akademike në kuptimin e strategjive hegjemoniste dhe ndikimit të tyre në stabilitetin rajonal. Si studentë, kemi përgjegjësinë të kontribuojmë në debatin publik dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi akademik për të kuptuar dhe adresuar sfidat që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e rajonit tonë. Në këtë debat u theksua rëndësia e analizës shkencore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në një kontekst politik gjithnjë e më të fragmentuar. Shoqata “Studenti” mbetet e përkushtuar për të organizuar aktivitete akademike që nxisin reflektim kritik dhe dialog konstruktiv mbi çështjet rajonale dhe globale.”
Konceptet „Russkii Mir“ dhe „Srpski Svet“
Paneli u përqendrua në dy ideologji hegjemoniale:
„Russkii Mir“ (Bota Ruse): Një koncept që prezanton Rusinë si mbrojtësen e identitetit kulturor dhe politik rus në hapësirën post-sovjetike. Kjo ideologji është përdorur si justifikim për ndërhyrjet në Ukrainë, Gjeorgji dhe vende të tjera, duke u mbështetur në diskursin e një bote të ndarë mes Perëndimit dhe „botës ruse“.
„Srpski Svet“ (Bota Serbe): Një strategji që synon të krijojë një sferë të zgjeruar serbe në Ballkan, duke promovuar një narrativë historike që e vendos Serbinë në qendër të rajonit. Kjo ideologji është shoqëruar me përpjekje për të minuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.
Nga perspektiva shqiptare, ky diskutim është thelbësor për të analizuar ndikimin e këtyre strategjive në sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin e Ballkanit.
Panelistët dhe ekspertiza e tyre
Paneli përfshiu studiues të shquar ndërkombëtarë:
- Prof. Oliver Jens Schmitt – Profesor në Universitetin e Vjenës, studiues i njohur mbi historinë e Ballkanit, me një fokus të veçantë te shqiptarët.
- Dr. Armina Galijaš – Profesore e asociuar në Universitetin e Gracit, eksperte mbi ndarjet etnike dhe ndërtimin e identitetit pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
- Dr. Roman Horbyk – Studiues në Universitetin Södertörn në Suedi dhe Universitetin e Cyrihut, ekspert për dezinformimin dhe propagandën ruse.
- Prof. Dr. Jeronim Perović (Moderator) – Profesor i historisë në Universitetin e Cyrihut dhe drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Lindore (CEES).
- Bardh Jashari – Kryetar i Shoqatës Studenti Cyrih.
Konkluzionet dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërkombëtar
Diskutimi theksoi se këto ideologji nuk janë vetëm doktrina teorike, por mekanizma konkretë që ndikojnë në politikën dhe sigurinë rajonale. Panelistët analizuan mënyrat se si „Russkii Mir“ dhe „Srpski Svet“ përdoren për të legjitimuar ndërhyrjet politike dhe ushtarake, duke sjellë pasiguri dhe tensione.
E-Diaspora
-
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Krijues shqiptarë nga diaspora dhe trevat shqiptare bashkohen përmes poezisë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











