Lajme
Studim i ri mbi antitrupat që fitohen nga Covid-19
Një studim nga Universiteti i Oxford-it ka dalë në konkluzionin se nëse infektoheni me COVID-19, nuk ka shumë të ngjarë që të infektoheni sërish të paktën për 6 muaj.
Ky raport pretendon të jetë vështrimi i parë thelbësor në mënyrën se si funksionon imuniteti i coronavirusit.
Studimi ndoqi më shumë se 12,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në Oxford. Nga ata që u infektuan me COVID-19, asnjë nuk u riinfektua brenda kësaj periudhe afatshkurtër.
David Eyre, profesor në sëmundjet infektive, në Universitetin e Oxford-it, i cili punoi gjithashtu dhe në studimin e bërë tha:
“Studimi po vijon ende për të zbuluar nëse mbrojtja nga infeksioni zgjat më shumë”, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ndër të tjera ai theksoi se ka besim se sapo njerëzit të infektohen me COVID-19, të paktën për një periudhë afatshkurtër ata nuk do të infektohen përsëri.
Eyre u shpreh se pasi ndoqën njerëzit e infektuar për 6 muaj, të gjithë studiuesit ishin të etur për të ndarë rezultatet e tyre.
Ky njoftim vjen një javë pasi firmat bioteknike, Pfizer, Moderna dhe Oxford-AstraZeneca, njoftuan për rezultate premtuese nga provat e fazave të vona të vaksinave anti-COVID.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën











