Lajme
Studim mbi dëmin e duhanit: Çdo cigare shkurton mesatarisht 20 minuta të jetës
Një cigare e vetme herë pas here mund të mos ju vrasë – por sipas hulumtimeve të reja, secila prej tyre do t’ju marrë mesatarisht 19,5 minuta nga jeta juaj, sipas “New York Post”.
Studimi, i kryer në “University College London”- UCL, përcaktoi se gratë humbasin 22 minuta dhe burrat 17 minuta për çdo cigare që pinë.
Por, ka një lajm të mirë: lënia e duhanit në çdo moshë mund të bëjë një ndryshim në jetëgjatësinë tuaj dhe heqja dorë nga zakoni i pirjes së 10 cigareve në ditë – këtë ditë të Vitit të Ri – do të thotë që deri më 8 janar, ju mund të parandaloni humbjen e një dite të tërë të jetës suaj.
Hulumtimi, i autorizuar nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social të Britanië së Madhe, ofron një pamje më të mprehtë për duhanpirësit se më parë.
Vlerësimet e mëparshme ishin se çdo cigare hiqte 11 minuta gjatë gjithë jetës.
Hulumtimi i ri tregon se pirja e një pakete me 20 cigare shkurton jetën me gati 7 orë.
Edhe një cigare e vetme në ditë ka një ndikim të madh: pirja e duhanit vetëm një herë në ditë për 10 vjet mund të shkurtojë jetën e një njeriu me 62050 minuta, ose 43 ditë.
Për gratë, jeta shkurtohet për 80300 minuta, ose gati 56 ditë.
“Pirja e duhanit është një zakon vdekjeprurës, dhe këto gjetje zbulojnë realitetin tronditës të kësaj varësie, duke theksuar se sa e rëndësishme është lënia e duhanit”, tha ministri i Shëndetit Publik, Andrew Gwynne.
Lënia e zakonit të keq shëndetësor mund të kthejë orët, ditët dhe madje edhe javët e jetës.
Studimi sugjeron se njerëzit humbasin mesatarisht rreth 20 minuta jetë për çdo cigare që pinë.
Sa më shpejt që një person të lërë duhanin, aq më gjatë jeton.
“Lënia e duhanit në çdo moshë përmirëson ndjeshëm shëndetin dhe përfitimet fillojnë pothuajse menjëherë”, tha Sarah Jackson, anëtare e Grupit Kërkimor të Alkoolit dhe Duhanit në UCL.
Dr. Sarah Jarvis vuri në dukje se pirja e duhanit gjithashtu kontribuon në shumë çështje shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, goditjen në tru, diabetin e tipit 2, demencën dhe COPD (sëmundja kronike obstruktive pulmonare).
Autorët e studimit, i cili do të publikohet në “Journal of Addiction”, theksuan se kjo do të thotë jo vetëm një jetë e shkurtuar, por një hapësirë më e shkurtër kohe me cilësi të mirë jetese.
Studimet sugjerojnë se pirja e duhanit kryesisht merr vitet e mesme relativisht të shëndetshme në vend që të shkurtojë periudhën në fund të jetës, e cila shpesh karakterizohet nga sëmundje kronike ose paaftësi.
Pra, një duhanpirës 60-vjeçar zakonisht do të ketë profilin shëndetësor të një 70-vjeçari jo duhanpirës.
Një studim i vitit 2022 madje zbuloi se lënia e duhanit ishte po aq efektive sa edhe marrja e ilaçeve për parandalimin e sulmit në zemër – për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën












