Lajme
Studim: Njerëzit që kanë kaluar COVID-in, më të rrezikuar nga sulmi në zemër dhe tru
Studimi i ri ka zbuluar se COVID-19 e rrit rrezikun e sulmit në zemër, por edhe atyre në tru.
Studiuesit amerikanë zbuluan se njerëzit e infektuar me virus kishin rrezik më të madh për t’u prekur nga këto sulme.
Sipas studimit, ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të kenë edhe probleme të tjera të zemrës, duke përfshirë edhe rrahjet e çrregullta të zemrës.
Profesori Andrew Marks, nga Universiteti i Kolumbias në Nju-Jork, tha se mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm për ndryshimet e zemrës që lidhen me infeksionet COVID-19, shkruan The Sun.
“Sa më shumë ndërgjegjësim të ndërtoni rreth aspekteve të veçanta të një sëmundjeje, aq më shumë ka të ngjarë të përmirësoni kujdesin ndaj pacientëve. Dhe mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm për ndryshimet e zemrës që lidhen me infeksionet COVID-19 dhe duhet të jenë në kërkim të tyre. Ne duam të kuptojmë me të vërtetë se çfarë e shkakton sëmundjen e zemrës dhe si ta rregullojmë atë”, është shprehur ai.
Ekspertët kanë frikë se virusi mund të shkaktojë probleme me zemrën, duke u bazuar në studimet që tregojnë se ky virus mund të bëjë që sistemi imunitar i trupit të sulmojë qelizat e shëndetshme në muskuj.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis Një skiator 71-vjeçar vdiq jashtë pistës në Zermatt, Valis, të premten në mëngjes. Përpjekjet për ringjallje... -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025












