Lajme
Studim: Zbulohen dy planete që supozohet se janë të përbëra nga uji
Dy planetë të largët thuhet se janë të përbërë tërësisht nga uji, kjo sipas një studimi të bërë nga teleskopët e NASA-s, Hubble dhe Spitzer.
Të ashtuquajturat “botët ujore” sillen rreth një ylli xhuxh të kuq, i cili është ylli më i vogël dhe më i ftohtë, thuhet në një deklaratë për media të lëshuar nga Laboratori Jet Propulsion i NASA-s.
Planetët ujorë gjenden rreth 218 vite dritë larg në yllësinë Lyra, thotë NASA. Dhe ata janë “ndryshe nga çdo planet i gjetur në sistemin tonë diellor”, tha agjencia, raporton CNN.
Zbulimi se planetët ka të ngjarë të përbëhen kryesisht nga uji vjen nga një studim i botuar në revistën Nature Astronomy të enjten.
Ky ilustrim tregon seksione tërthore të Tokës dhe ekzoplanetit Kepler-138d. Matjet e densitetit të Kepler-138d sugjerojnë se ai mund të ketë një shtresë uji që përbën më shumë se 50 për qind të vëllimit të tij, në një thellësi prej rreth 2,000 kilometrave.
Një ekip hulumtues i udhëhequr nga Caroline Piaulet, një studente doktorature në Institutin për Kërkime mbi Ekzoplanetët e Universitetit të Montrealit, përdori teleskopët hapësinorë Hubble dhe Spitzer të NASA-s për të vëzhguar sistemin planetar të largët.
Sistemi planetar që ata studiuan quhet Kepler-138, sepse ndodhet brenda fushës së shikimit të anijes kozmike Kepler të NASA-s.
Studiuesit kanë ditur për ekzistencën e tri ekzoplaneteve – termi për planetët jashtë sistemit tonë diellor – brenda sistemit Kepler-138, por sapo kanë zbuluar se dy prej tyre ka të ngjarë të jenë bërë nga uji.
Ata gjithashtu zbuluan prova për një planet të katërt që nuk ishte përshkruar më parë.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












