Autotech
Studimi i ri tregon se ku lexohen më së shumti lajmet
Lajmet online lexohen edhe në ekranet e kompjuterëve dhe tabletave, por media e preferuar është telefoni celular, sipas ”Digital News Report 2019”, që shqyrtoi 38 vende në gjashtë kontinente.
Studimi tregon se mesatarisht në botë dy njerëz nga tre (66%) lexojnë lajmet në telefonat e mençur (smartphones) e tyre.
Në shumë vende, smartphone është mjeti me të cilin mund të lexohen lajmet e para të mëngjesit.
Sipas studimit, një në tre persona (33%) lexon lajmin e parë në Facebook, 8% në WhatsApp dhe 5% në Instagram.
Në botë, tema e lajmeve të rreme që qarkullojnë në Facebook ka penalizuar përdorimin e mediave sociale si një burim lajmesh.
Përqindja e atyre që lexojnë lajmet nga Facebooku ka shënuar rënie në 36% (ishte mbi 40% në 2015), ndërsa përdorimi i WhatsApp rritet në 16% dhe ai i Twitter mbetet pothuajse i qëndrueshëm në 10%, ndërsa Instagram shënon rritje në 9%, Messenger 8% dhe Snapchati me 3%, transmeton ATSH.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve













