Lajme
Studimi: Temperaturat e larta nuk ndikojnë në largimin e koronavirusit
Shumë mjekë hamendësuan se temperaturat e larta të verës do ta shkatërrojnë virusin korona, studimet tregojnë të kundërtën, transmeton albinfo.ch.
Sipas analizave aktuale, lagështia e lartë dhe temperaturat e verës në të vërtetë nuk mund të kufizojnë përhapjen e koronavirusit.
Lloji i ri i virusit korona përhapet kryesisht përmes spërklave që dalin kur flisni, kolliteni ose teshtini. Ato mund të qëndrojnë në ajër për një periudhë të caktuar kohe. Nëse dikush thith këto pika, rreziku i infeksionit rritet jashtëzakonisht shumë.
Dihet se vala e gripit dobësohet gjatë verës. Ndoshta sepse temperaturat e larta, lagështia dhe rrezet e diellit ndikojnë në patogjenët. Përveç motit, faktorët socialë luajnë gjithashtu një rol. Njerëzit janë më shumë jashtë, shumë prej tyre shkojnë me pushime, në vend të zyrës me plan të hapur. Kjo ul rrezikun e infeksionit. Fëmijët konsiderohen të jenë super përhapës, veçanërisht me valë gripi, por shkollat janë mbyllur gjatë verës.
Por sa i përket koronavirusit, studiuesit shpresuan se në muajt e verës do të dobësohet, doli e kundërta. Mbështetja vetëm në motin dhe ngritjen e temperaturës është e rrezikshme, tregojnë studimet e fundit, shkruan Der Spiegel, transmeton albinfo.ch.
Temperaturat e larta dhe lagështia nuk mund të ndalojnë Covid-19, raportojnë studiuesit në revistën “Canadian Medical Association Journal (CMAJ)”. Kufizimet e kontaktit, ndalimi i ngjarjeve madhore dhe mbyllja e shkollave, sidoqoftë mund të ndikojnë në mospërhapje, por jo edhe temperaturat.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër Autoritetet e Cyrihut, përveç gjuetisë, po përqendrohen në masa të reja parandaluese kundër dëmeve të shkaktuara... -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë













