Autotech
Studimi thotë se rrjetet sociale nuk e dëmtojnë mendjen
Më shumë kohë e kaluar në Facebook dhe Twitter nuk çon në shëndet mundësor më të dobët, sipas një studimi të ri që shton se më e rëndësishme është si përdoren rrjetet sociale në krahasim me sa përdoren ato.
Sipas Chloe Berryman nga Universiteti i Floridas Qendrore në SHBA, nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të përkrahur idenë që shumë kohë e kaluar në rrjete sociale ndikon keq në mentalitetin e të rinjve.
Hulumtuesit kanë gjetur shumë pak lidhje mes aspekteve të ndryshme të përdorimit të rrjeteve sociale dhe të rinjve.
“Ne nuk e mohojmë potencialin për disa sjellje online që lidhen me problemet mendore, por ne propozojmë që hulumtuesit të fokusohen në sjelljet e individëve në vend të supozimit që mediat sociale janë shkaktar të problemeve socio-personale”, ka shtuar më tej Berryman.
Berryman dhe hulumtuesit tjerë analizuan përgjigjet e 476 të rinjve në disa pyetje të caktuara.
Ata i pyetën të rinjtë për kohën që shpenzojë në rrjete sociale, rëndësinë e rrjeteve sociale në jetët e tyre dhe se si i përdorin ato. Edhe shëndeti mendor, niveli i problemeve shoqërore, kualiteti i lidhjes së tyre me prindërit dhe përkrahja në shoqëri u morën në konsideratë. Po ashtu u konsideruan edhe aspektet si problemet e përgjithshme mendore, idetë për vetëvrasje apo vetmia, transmeton Albinfo.ch.
I vetmi trend i rrezikshëm që u gjet ishte tendenca e të rinjve për të postuar në rrjete sociale informata të pastra, por të shkruara në formë që kërkonin vëmendje nga lexuesit potencialë. Sipas hulumtimit, të rinjtë që postonin më shpesh vuanin më shumë nga vetmia dhe kishin më shumë mendime për vetëvrasje në krahasim me të tjerët.
“Në përgjithësi, rezultatet e studimit tregojnë se shqetësimet rreth medieve sociale janë të gabueshme. Rezultatet tona dëshmojnë se më me rëndësi është se si përdoren rrjetet sociale dhe jo se sa”, ka shtuar më tej Berryman.
E-Diaspora
-
Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me... -
Edicioni i katërt i “Tri Net Film Fest”: Mes modestisë së sallës dhe fuqisë së ekranit -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit
Jeta në Zvicër
-
BE planifikon rrjet hekurudhor rreth Zvicrës, SBB zgjeron lidhjet direkte me Europën Hekurudhat Federale Zvicrane (SBB) po zgjerohen për të ofruar më shumë lidhje direkte me qytetet europiane,... -
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind











