Lajme
Studiuesi shqiptar në Australi: Beteja me Covid nuk ka mbaruar
Përderisa shtetet evropiane janë në gatishmëri për të rihapur kufijtë e tyre në prag të sezonit turistik, Australia vazhdon të mbetet e izoluar, edhe pse masat e kufizimit dhe lëvizjes së qytetarëve brenda saj janë lehtësuar, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Scott Morrison tha se prioritet i qeverisë do të jetë rimëkëmbja e ekonomisë, duke zbuluar disa nga projektet e para të infrastrukturës, për të cilat ai thotë se do të ndihmojnë në ringjalljen e ekonomisë pas COVID-19. Ai shtoi se ekipet e vlerësimit të përbashkët do të punojnë në përshpejtimin e projekteve me vlerë më shumë se 72 miliardë dollarë në investime publike dhe private, dhe mbështetjen e më shumë se 66,000 punëve direkt dhe indirekt.
Lista e përparësive të projekteve përfshin projektin hekurudhor të brendshëm nga Melbourne në Brisbane; lidhja elektrike nënujore e Marinus midis Tasmania dhe Victoria; shtrirja Olimpike në Australinë e Jugut; projektet e urgjencës së qytetit në NSW dhe projekte rrugore, hekurudhore dhe xeherore në Australinë Perëndimore.
Edhe pse fushat e gjelbërta u hapën për ligën e futbollit australian AFL kuptohet pa spektatorë, si dhe dyert e shkollave për nxënësit, akoma jemi larg një normaliteti të përditshëm, thotë z. Ardian Latifi, Menaxher i Eksperimenteve Klinike në Fushën e Onkologjisë.
“Situata e pandemisë në gjithë globin mbetet një sfidë e madhe njerëzore e kohës sonë të tashme dhe në të ardhmen deri në një trajtim të suksesshëm të COVID-19. Kjo është për faktin se kemi të bëjmë me një virus të rrezikshëm dhe vdekjeprurës, siç edhe raportohet në një numër të madh shtetesh, ku me mijëra njerëz janë të infektuar dhe mijëra të tjerë vdesin çdo ditë. Siç dihet tanimë, rreziku më i madh u kanoset të moshuarve dhe atyre personave që kanë probleme të tjera shëndetësore, por askush nuk është i pamposhtur dhe çfarë pasoja mund të ketë edhe për ata që janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ai.
Megjithëkëtë, në shumë vende të botës tanimë kemi një progres në menaxhim më të mirë të situatës falë masave të ashpra në parandalimin e kësaj sëmundjeje, siç janë lëvizjet përkatëse që e ndihmojnë përhapjen e virusit, siç ishte rasti me të infektuarit nga Kina për në vendet e tjera.
Këtë e demonstron më së miri lehtësimi i masave tashmë në disa shteteve dhe kthimi i një vale tjetër infektuese apo më mirë të themi, ripërhapja e virusit në masë të madhe, pasi kjo sëmundje nuk parandalohet ndryshe përpos ndërprerjes së lëvizjeve dhe mosrespektimi i largësisë nga një person te tjetri. Shembuj të tillë kemi shumë, duke përfshirë edhe Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, pastaj në disa shtete evropiane, në SHBA e me radhë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












