Shkurt.ch
Stuhi në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës
Stuhi të rënda shiu kanë goditur përsëri Zvicrën të hënën në mbrëmje, bëri të ditur të martën SRF Meteo. Reshjet më të shumta janë shënuar në pjesën e poshtme të Emmental (BE) dhe Alpstein (SG). Sipas të dhënava zyrtare, 40.9 milimetra ujë kanë rënë në Affoltern (BE), 43.4 mm në Wauwilermoos (LU) dhe 54.5 mm […]
Stuhi të rënda shiu kanë goditur përsëri Zvicrën të hënën në mbrëmje, bëri të ditur të martën SRF Meteo. Reshjet më të shumta janë shënuar në pjesën e poshtme të Emmental (BE) dhe Alpstein (SG).
Sipas të dhënava zyrtare, 40.9 milimetra ujë kanë rënë në Affoltern (BE), 43.4 mm në Wauwilermoos (LU) dhe 54.5 mm në Muri (AP). Shirat janë shoqëruar me erë të fortë dhe shkatërruese.
Kjo stuhi ka prekur edhe kantonin e Vaud-it gjatë pasdites, duke përfshirë edhe rajonin e Oron-la-Ville. Zvicra është goditur nga moti i keq që nga nata e së shtunës. Dëmet kanë arritur në më shumë se 100 milionë franga.
Stuhitë e fundjavës kanë hedhur veçanërisht deri në 35 litra shi për metër katror të dielën në Entlebuch (LU) dhe deri në 30 litra në zonën e Cyrihut. Era ka arritur 100 km/h, për shembull në Le Bouveret (VS) dhe Moléson (FR).
Moti duket se do të jetë më i butë të martën. Shira mund të bien ende pasdite në jug dhe në Alpe, por ato parashikohen të jenë shumë më të qeta.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














