Bota
Stuhia “Havier” dridh Gjermaninë
Një stuhi e fuqishme goditi veriun e Gjermanisë, duke shkaktuar të paktën shtatë të vdekur e dhjetëra të plagosur. Stuhia ka shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor, hekurudhor e ajror në këto rajone.
Stuhia e quajtur “Havier” shkaktoi 4 viktima vetëm në shtetin federal gjerman të Brandenburgut.
Erërat e forta rrëzuan edhe një vinç të madh me peshë rreth 1 mijë tonë në portin e Vilhelmshavenit.
Bllokimi i binarëve nga pemët e thyera ka shkaktuar pezullimin e disa linjave hekurudhore, kryesisht në shtetet federale të Shlesvig- Holshtajnit e Saksonisë së Ulët.
Edhe në linjën hekurudhore që lidh Berlinin me Hamburgun pati bllokime të pjesshme të transportit hekurudhor. Bllokime ka edhe në qarkullimin rrugor, por edhe në transportin ajror. Madje, për shkak të erërave të forta u pezulluan disa fluturime ndërkombëtare nga aeroporti i Bremenit.
Shpejtësia maksimale e erërave të stuhisë “Havier” arriti në 113 km/orë. Autoritetet në Berlin urdhëruan vendosjen e ekipeve të emergjencës në nivelin më të lartë të gatishmërisë.
Në veri dhe në lindje të Gjermanisë trafiku u bllokua në shumë vende. Punonjësit e shpëtimit i nxitën njerëzit të qëndronin në shtëpi për shkak të sigurisë së tyre. Dëmi ka të ngjarë të shkojë në miliona euro.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











