Lajme
10 viktima nga moti i keq në SHBA
Së paku 10 persona kanë vdekur, më shumë se 1,000 fluturime janë anuluar dhe me qindra-mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike në pesë shtete në SHBA të shtunën, si pasojë e një stuhie masive dimërore që u shoqërua edhe me dëborë, shi të ngrirë dhe breshër nga Teksasi në Michigan.
Erëra me fuqi të një uragani, breshër me madhësi sa një top golfi dhe borë deri në 13 cm ra të premten mbrëma dhe të shtunën në mëngjes, derisa stuhitë erdhën nga Teksasi, raporton Reuters.
Borë edhe më e dendur pritet të bie edhe gjatë të dielës në pjesë të Ilinoisit, Michiganit, New Yorkut verior dhe New England, transmeton Koha.net.
“Rreziku i vërtetë vjen nga era dhe akumulimi i akullit”, ka thënë parashikuesi i motit nga Shërbimi Nacional i Meteorologjisë (NWS), Bob Oravec.
“Akulli dhe era do ta vështirësojë shumë ngasjen, ndërsa drunjtë mund të rrëzohen dhe të këpusin telat e rrymës dhe të shkaktojnë edhe dëme të tjera”, tha ai.
Mbi 257,000 shtëpi dhe biznese mbetën pa rrymë në Alabama, Mississippi, Kentucky, Tennessee dhe Arkansas. Edhe në Teksas, Michigan dhe Illinois pati ndërprerje të rrymës, por ato u rregulluan në ndërkohë.
NWS ka thënë se mbi 18 milionë njerëz në Louisiana, Arkansas, Teksas dhe Oklahoma mbesin të rrezikuar nga tornadot dhe shirat e rrëmbyeshëm, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi Universiteti zviceran renditet i teti në botë, ndërsa edhe disa institucione të tjera të arsimit të... -
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit -
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran













