Lajme
Suedi: Ftesë për kompanitë kosovare në eventin B2B & Matchmaking të sektorit ICT
Ftesë për kompanitë kosovare të ICT, eventi B2B & Matchmaking Kosovë–Suedi
Ambasada e Suedisë, Oda Nordike e Tregtisë dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) ka ftuar kompanitë kosovare të merrni pjesë në një “Event special B2B & Matchmaking”, të dedikuar sektorit të “Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICT)”, përcjell albinfo.ch.
Ky aktivitet ofron një mundësi unike për kompanitë dhe startupet kosovare të takohen drejtpërdrejt me partnerë potencialë nga Suedia, për të eksploruar bashkëpunime, projekte të përbashkëta dhe mundësi të reja biznesi ndërkombëtare.
“Mos e humbisni këtë shans për të zgjeruar rrjetin tuaj profesional dhe për të prezantuar inovacionin kosovar në një treg të avancuar si ai suedez.Regjistroni kompaninë tuaj sot duke dërguar profilin e kompanisë dhe linkun e faqes zyrtare në adresën: [email protected]”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













