Futboll
Suedi: Pesë gjyqtarë kosovarë të futbollit, në fushën e stadiumit “Stockholm Arena”
Ekipi prej pesë gjyqtarësh kosovarë të futbollit, që drejtohet nga Genc Nuza, të enjten do të angazhohet për të ndarë drejtësi në fushën e stadiumit “Stockholm Arena” në Suedi. Në fushë do të jenë lojtarët e Djurgardenit suedez dhe skuadrës Vitoria nga Portugalia, përcjell albinfo.ch.
Ndeshja që fillon në ora 18:45, i takon xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Liga e Konferencës është “vetëm” niveli i tretë i garave kontinentale për klube të futbollit. Faza e grupeve, në të cilën Ballkani u paraqit dy herë rresht, prej këtij edicioni është zëvendësuar me fazë të ligës. Janë 36 skuadra në këtë fazë, por asnjëra prej tyre nga Kosova.
Ndërkohë që gjyqtarët kosovarë delegohen për të drejtuar ndeshje, që do të thotë se paraqiten në nivel më të lartë se klubet kosovare. Kjo në fakt nuk është diçka e re. Edhe në edicionet e kaluara, dhe jo vetëm në futboll, gjyqtarët janë paraqitur në nivele më të larta se klubet.
Nuza do të asistohet nga Edmond Zeqiri e Granit Hyseni. Gjyqtar i katërt është Ilir Mehmeti, ndërsa asistent në VAR është Dardan Çaka.Në arenën evropiane po depërtojnë gradualisht edhe gjyqtaret kosovare të futbollit. FFK-ja njoftoi të martën që Rita Vehapi si gjyqtare kryesore dhe Fitore Govori, si asistente, janë deleguar për ndeshjet e futbollisteve U17, Greqi – Finlandë dhe Finlandë – Bjellorusi që zhvillohen në Norvegji dhe u takojnë kualifikimeve për Evropian.
Federata e Hendbollit e Kosovës vetëm në fundjavën e fundit është prezantuar me dy çifte gjyqtarësh në gara evropiane. Me gjyqtarë e delegatë do të prezantohet edhe në fundjavën e ardhshme.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













