Lajme
Suedia kërkon rikthimin e vizave për vendet e Ballkanit
Ministri suedez për emigracion dhe politikat e azilit, Tobias Bilstrom ka kërkuar rikthimin e vizave për qytetarëve e vendeve të Ballkanit Perëndimor
Bilstrom këtë kërkesë ia ka komunikuar kolegëve të tij të vendeve anëtare të BE-së, dhe se ai ka kërkuar me ngulm që të rikthehen vizat për Maqedoninë, Serbinë, Shqipërinë, Bosnjë- Hercegovinën dhe Malin e Zi, për shkak që sipas tij, është e papranueshme që mijëra njerëz nga këto vende kërkojnë azil në Suedi, shkruan sot gazeta suedeze Sidsvenskan.
“Ata kur vijnë theksojnë se kanë ardhur për shkak varfërisë dhe pamundësisë për tu punësuar. Por kjo asnjëherë nuk ka qenë bazë për miratimin e statusit të azilit”, ka theksuar ministri suedez.
Ai paralajmëroi se qeveria e vendit të tij së shpejti do të përforcojë politikat ndaj azilkërkuesve, me qëllim që të përmirësojë këtë gjendje dhe fluksin e madh të azilkërkuesve.
“Ne si vend harxhojmë një sasi të madhe të parave për personat që kanë marrë përgjigje negative për azil, mirëpo që akoma qëndrojnë në vend”, theksoi Bilstrom.
Gazeta “Sidsvenskan” shkruan se autoritetet suedeze kanë bërë të ditur se në Suedi të drejtën e azilit e kanë kërkuar 54 mijë shtetas të huaj, prej të cilëve rreth 20 mijë nga Siria.
Sipas gazetës, për momentin problem kryesor për Suedinë mbeten hapësirat e pa mjaftueshme banesore për vendosjen e të gjithë personave të cilët kërkojnë azil.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










