Lajme
Suedia: Sërish viza për vendet e Ballkanit?
Qytetarët e vendeve të Ballkanit mund të mos gëzojnë të drejtën për të udhëtuar pa viza në zonën e Shengenit
Qeveria suedeze, sipas ministrit të Migrimit, Tobias Bilstrom, e mbështet kërkesën për vendosjen serishme të vizave, transmetojnë mediat në Shkup.
“Shkak për këtë është numri shumë i madh i kërkesave të pabaza për marrjen e azilit, me çka për momentin rreth 20 për qind nga azilkërkuesit në Suedi vijnë nga vendet të cilat kanë liberalizim të vizave”, thotë ministri Bilstronm.
Sipas autoriteteve suedeze bëhet fjalë për Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Bosnjën.
Siç transmeton INA, gjatë këtij viti në Suedi janë regjistruar përafërsisht 3.000 azilkërkues nga Serbia dhe mbi 1.900 nga Bosnja e Hercegovina.
Gjithsej 98 për qind nga të gjitha kërkesat e parashtruara për azil nga vendet ballkanike marrin përgjigje negative në instancën e shkallës së parë në Suedi, Entin e migrimit.
Përveç Suedisë, azilkërkuesit ballkanik orientohen drejt Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe Danimarkës.
Ministri suedez i Migrimit nuk dëshiron ta komentojë mënyrën në të cilën do të zbatohej e ashtuquajtura klauzola e suspendimit, duke theksuar se më parë duhet të precizohen hollësitë konkrete lidhur me vendosjen e përkohshme të vizave, që mund të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm.
Por, sipas Bilstrom, me rëndësi është të kanalizohen kërkesat drejt organeve dhe politikanëve kompetent në vendet ballkanike, kur bëhet fjalë për politikat në lidhje me pozitën e pakicave dhe para se gjithash kur bëhet fjalë për romët, njoftoi radioja suedeze.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












