Lajme
Suedia shpallet vendi i parë në botë pa tym, ekspertët zbulojnë çelësin e suksesit
Sipas të dhënave të fundit qeveritare, Suedia ka hyrë në histori si vendi i parë në botë që shpallet zyrtarisht “pa tym”, raporton organizata Smoke Free Sweden. Suedezët arritën këtë qëllim 16 vite përpara objektivit të Bashkimit Evropian, ndërkohë që shumica e vendeve të tjera anëtare mbeten larg këtij qëllimi.
Të dhënat zyrtare , të publikuara nga agjencia suedeze e shëndetit publik, tregojnë se vetëm 4.5% e personave mbi 16 vjeç të lindur në Suedi pinë duhan – një përqindje ndjeshëm më e ulët se pragu i njohur globalisht prej 5% që shënon statusin “pa tym”.
Suksesi i suedezëve është rezultat i një qasjeje “pioniere” në politikat për reduktimin e dëmit. Dr. Delon Human, drejtues i Smoke Free Sweden, shprehet se kjo është një arritje e jashtëzakonshme.
“Kjo arritje e jashtëzakonshme shënon një moment të rëndësishëm në shëndetin publik global dhe dëshmon politikat progresive që kanë udhëhequr qasjen e Suedisë në kontrollin e duhanit. Në fillim të viteve 1960, gati gjysma e burrave suedezë pinin duhan. Duke përqafuar dhe inkurajuar përdorimin e produkteve alternative të nikotinës, si snus-i, qeskat e nikotinës orale, produktet me ngrohje etj. Suedia ka hapur një rrugë të re drejt një shoqërie pa tym duke mbrojtur shëndetin publik.”- tha ai.
Statistikat e reja tregojnë se 5.3% e të gjithë të rriturve në Suedi, duke përfshirë edhe emigrantët, pinë duhan aktualisht. Gjithashtu, të dhënat zbulojnë se njerëzit e lindur në vende të tjera të Evropës do të ishin mesatarisht tri herë më të prirur për të konsumuar duhan nëse nuk do të kishin emigruar në Suedi, sipas raportit.
Dr. Anders Milton, mjek dhe ish-president i Shoqatës Mjekësore Suedeze, thekson se çelësi i suksesit të Suedisë është te qasja pranuese që kanë.
“Çelësi i suksesit të Suedisë është qasja realiste në reduktimin e dëmit në vend të ndalimit. Një gamë e gjerë alternativash me risk të reduktuar janë ligjërisht të disponueshme si online ashtu edhe në dyqane, të mbështetura nga reklama që rrisin ndërgjegjësimin. Qeveria suedeze gjithashtu zbaton një taksë proporcionale, duke i bërë më të përballueshme produktet pa tym në krahasim me cigaret. Kjo politikë e taksimit, e kombinuar me fushata të edukimit publik, ka ndihmuar konsumatorët suedezë të bëjnë zgjedhje më të mira dhe ka kontribuar në reduktimin e dëmit të duhanit në vend.”- shprehet ai.
Strategjia e Suedisë sjell përfitime të rëndësishme, pasi vendi ka përqindjen më të ulët të sëmundjeve të lidhura me duhanin në BE dhe një normë 41% më të ulët të kancerit krahasuar me vendet e tjera evropiane, thuhet në raport.
Çfarë është Smoke Free Sweden?
Smoke Free Sweden është një fushatë që inkurajon vendet e tjera të ndjekin modelin suedez për Reduktimin e Dëmeve nga Duhani. Suksesi i Suedisë për t’u bërë vend pa tym është rezultat i qasjes së saj pranuese, realiste dhe praktike ndaj produkteve alternative të nikotinës.
E-Diaspora
-
Haradinaj, para mërgimtarëve: “Qeveria Kurti po e mashtron diasporën” Gjatë tre muajve që lamë pas, Haradinaj ka udhëtuar në shtetet e BE-së dhe në SHBA,...
-
LDK: “Mërgata, pjesë thelbësore e vizionit tonë për Kosovën e Re”
-
“Ashensori i shpresës”, hap drejt barazisë, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
-
Konsulli Vigan Berisha: Për një konsullatë më pranë diasporës shqiptare
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues
Jeta në Zvicër
-
Në janar përmes Gotthard? SBB njofton devijime Nga janari 2025, turbinat qendrore në tunelin e bazës Gotthard do të rinovohen. Gjatë punës, shërbimet...
-
Barometri i shqetësimeve: Cilat janë shqetësimet më të mëdha të zviceranëve?
-
Zvicër: Edhe në vitin 2025 pritet kërkesë e madhe për pasuritë e paluajtshme rezidenciale
-
Prokuroria kërkon 17 vjet burgim për kosovarin që ka vrarë nusen e djalit
-
Pse SNB bëri një ulje çuditërisht të madhe të normave të interesit?