Lajme
Suksesi i grave në agrokulturë
Gratë sipërmarrëse vazhdojnë të tregojnë suksese në fushën e agrokulturës ҫdo ditë duke sjellë rezultate në sektorin privat
Agrolultura është njëri nga sektorët ku gratë kosovarë mund të shënojnë rezultate të kënaqshme në biznes. Njëra nga gratë sipërmarrëse është Shkurte Rrustemi, nga fshati Baba i Bokës në Komunën e Gjakovës, e cila ka arritur suksese të jashtëzakonshme në mbjelljen e produkteve të ndryshme bujqësore, kryesisht atyre të imta.
Shkurta ka të regjistruar biznesin në emrin e saj që nga viti 2002. ajo tashmë biznesin e ka punë familjare ku jeton bashkë me burrin dhe gjashtë fëmijë.
Familja Rrustemi posedojnë 10 hektarë tokë, ku kanë të mbjell produkte të ndryshme, por kryesisht pemë të imëta, mjedër, dredhëza, aroni e zezë, manaferra. Ajo po ashtu ka një serë të madhe nga e cila shet produktet të tjera, turshi, reçel, ajvar dhe pingjur.
Familja Rrustemi posedojnë mullirin e misrit, makinën e qepjes së thasëve për ambalazhimin e miellit të misrit, makinën e fshirjes së misrit, makinën e bollgurit dhe peshoren, pajisje këto që ia mundësojnë përpunimin e misrit dhe shitjen e tij si miell.
Po ashtu familja Rrustemi është përfituese e tenderit nga komuna e Gjakovës, për shpërndarjen e fidanëve të frutave të imëta në komunitet (përfituesve nga Komuna).
Fshati Baba i Bokës, komuna e Gjakovës, karakterizohet me mungesë të ujit. Asaj aktualisht tha se i mungon vetëm një teknologji e sterilizimit të kavanozave. Ndryshe, Ministra e Bujqësisë këtë vit, por edhe vitin e kaluar ka ndihmuar dhjetar gra sipërmarrëse, në formë granash për zhvillimin e biznesit familjar.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













