Bota
Sulm terrorist në Londër, një e vdekur dhe disa të plagosur rëndë
Mbetet ende e paqartë nëse të dy sulmet janë realizuar nga i njëjti person ose jo. Policia ndërkaq njofton se aktualisht të dyja rastet është duke i konsideruar si akte terroriste.
Në një urë në afërsi të godinës së Parlamentit Britanik në Londër kanë ndodhur dy akte që po konsisderohen si sulme terroriste. Një person me makinën e tij ka vozitur, sipas të gjitha gjasave në mënyrë të qëllimshme, në një turmë kalimtarësh. Nga kjo goditje kanë mbetur të lënduar disa persona, një numër prej të cilëve, rëndë, njoftojnë mediat britanike.
Agjencia e Lajmeve PA duke iu referuar një mjekeje të spitalit ka bërë me dije se një grua ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.
Sipas autoriteteve të Londrës policët kanë kapur një person me thikë. Ai, para ndërtesës së Parlamentit Britanik ka sulmuar me thikë një polic. Sulmuesi është ndaluar me të shtëna nga policët, ka njoftuar deputeti David Lidington.
Mbetet ende e paqartë nëse të dy sulmet janë realizuar nga i njëjti person ose jo. Policia ndërkaq njofton se aktualisht të dyja rastet është duke i konsideruar si akte terroriste.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










