Lajme
Sulme kibernetike në sajtet e NATO-s
“Baza ka rënë”. Është ky njoftimi i Killnet, grupit të hakerëve nga Rusia që shënjestroi uebsajte të ndryshme të NATO-s.
Sulmet kibernetike janë konfirmuar edhe nga zyrtarët e aleancës ushtarake, që saktësojnë se mes faqeve të prekura nga grupi rus i hakerëve ishin ajo e Selisë Qendrore të Operacioneve Speciale të NATO-s dhe ajo e bazës amerikane “Ramstein” në Gjermani.
Kjo erdhi një ditë përpara se të mbahet dhe mbledhja e radhës e formatit “Ramstein” në Bruksel. Tema kryesore pritet të jetë ajo e furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë.
“Duhet të bëjmë dallimin: vitin e kaluar diskutohej për vendosjen e një zone të ndalim-fluturimit me angazhimin e avionëve të NATO-s. Ajo që po diskutohet tani është shumë ndryshe, pasi bëhet fjalë që aleatët e NATO-s të dërgojnë avionët e tyre për t’i përdorur ukrainasit”, u shpreh Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Kreu i NATO-s shtoi se për momentin është më e rëndësishme të përcaktohet shpejtësia e dërgimit të ndihmave ushtarake për Ukrainën, siç tha ai, që ky shtet të jetë në gjendje t’i rezistojë pushtimit nga Rusia dhe ta fitojë luftën, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
“Një vit pas nisjes së agresionit, presidenti Putin nuk po përgatitet për paqen, por po lëshon një ofensivë të re. Ndihmat duhet të arrijnë në Ukrainë përpara sulmit. Shpejtësia e dërgesave do të shpëtojë jetë.”
Ndër të tjera, Stoltenberg njoftoi se lufta në Ukrainë po shteron rezervat e municioneve të NATO-s. Në takimin e së martës, ai do të kërkojë nga Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare që të fokusohen në shtimin e këtyre kapaciteteve.
“Niveli aktual i municioneve të përdorura në Ukrainë është shumë herë më i lartë se niveli i prodhimit tonë”, përfundoi Stoltenberg.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












