Lajme
Sulmet kibernetike, rrezik në rritje pas sulmit rus në Ukrainë
Sulmet kibernetike po rrezikojnë përherë e më shumë rajone si Ballkani Perëndimor, Europa dhe zona më të gjera globale pas sulmit rus në Ukrainë.
Kuvendi i Shqipërisë kishte ftuar të hënën në një konferencë mbi sfidat aktuale të sigurisë, gjeneralin në pension James Jones, kompania e të cilit ka një kontratë për sigurinë kibernetike me qeverinë shqiptare.
Ai theksoi se një bashkëpunim përherë e më i thellë i shërbimeve inteligjente midis vendeve anëtare të NATO-s nuk është askund tjetër më i ngutshëm se sa në Ballkanin Perëndimor.
Pak ditë pas sulmit kibernetik që goditi sistemet qeveritare të informacionit në Shqipëri, Kuvendi ftoi të komentonte mbi sfidat e sigurisë pas sulmit rus mbi Ukrainën gjeneralin në pension, James Jones, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, kompania e të cilit nga janari i këtij viti ka një kontratë me qeverinë Rama për rritjen e sigurisë kibernetike.
Drejtuesi i kompanisë, Jones Group, ish gjenerali Jones deklaroi në konferenën me ligjvënësit shqiptarë se sulmet kibernetike përbëjnë një rrezik themelor për funksionimin normal të shoqërive demokratike, për qëndrueshmërinë ekonomike dhe për vazhdimësinë e bizneseve të lira anembanë botës.
Gjenerali Jones i bëri këto komente në konferencën e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Sulmi rus kundër Ukrainës, Sfidat e sigurisë dhe riformimi i gjeopolitikës”.
Autoritetet amerikane theksoi ai, kanë siguruar një rrjet bashkëpunimi përballë incidenteve kibernetike për t’u ngushtuar hapësirat kriminelëve kibernetikë, gjë që kërkon vigjilencë të përhershme, masa të vazhdueshme infrastrukturore në rajon.
“Vendet anëtare të NATO-s duhet të shtojnë përpjekjet përballë rreziqeve kibernetike si dhe bashkëpunimin mes agjencive të inteligjencës, i cili askund nuk është më shumë emergjent se sa në këtë rajon. Sulmi i paprovokuar rus kundër Ukrainës tregoi vlerën e bashkëpunimit në kohë reale. Kjo luftë është një mësim mbi përfitimin e shumëfishtë nga bashkëpunimi i agjencive të inteligjencës për të gjithë aleatët e NATO-s dhe miqtë joanëtarë të saj”, tha zoti Jones.
Sistemet qeveritare të informacionit pësuan disa ditë më parë një sulm masiv kibernetik. Zyrtarët pohuan se po bashkëpunonin me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, si dhe ekipet e kompanive shqiptare për të mos lejuar që ky sulm kibernetik të dëmtonte sistemet shqiptare të informacionit.
Qeveria Rama dhe Jones Group nënshkruan një janarin e këtij viti një marrëveshje për të fuqizuar sigurinë e sistemeve digjitale.
Në dhjetor të dhënat personale të afro 690 mijë personave rodhën nga baza shtetërore dhe private të dhënash, por edhe në zgjedhjet e përgjithshme dolën një mori të dhënash personale për pothuaj gjithë votuesit e kryeqytetit.
Sulmet kibernetike dhe sulmi rus ndaj Ukrainës u trajtuan në konferencë si sfida të reja të sigurisë./VOA
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua Një bashkatdhetar, i cili ishte arrestuar sot nga autoritetet serbe gjatë kalimit tranzit nëpër Serbi, është... -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër -
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Akuza serioze ndaj Aare Seeland Mobil: Shoferët e trenave në kufijtë e durimit Shoferët e trenave të kompanisë zvicerane të transportit publik Aare Seeland Mobil (ASM) kanë ngritur akuza... -
Migros: Punëtorët e larguar nga puna mbeten pa dhurata të Krishtlindjeve -
Këshilli Federal heziton për masa më të forta në mbrojtjen e të rinjve në rrjetet sociale -
Përhapja e qirave Airbnb po rrit pakënaqësinë në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Pritet rritje e çmimeve të ilaçeve në Zvicër










