Lajme
Sulmi kibernetik paralizon kompaninë hekurudhore gjermane Deutsche Bahn
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn është goditur nga një sulm kibernetik “i përmasave të konsiderueshme” që nga pasditja e së martës. Sipas njoftimit të bërë publik të mërkurën, sulmi ka shkaktuar ndërprerje të herëpashershme në sistemet e informacionit për udhëtarët dhe në platformat e rezervimit të biletave.
Në përditësimin më të fundit të publikuar gjatë mesditës, kompania theksoi se ka qenë dhe mbetet e ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike, duke shtuar se ndërhyrjet po ndodhin “në valë”.
Sipas autoriteteve të kompanisë, bëhet fjalë për një sulm të tipit “DDoS” (Distributed Denial of Service), i cili konsiston në dërgimin e një numri shumë të madh kërkesash drejt sistemeve kompjuterike me qëllim mbingarkimin dhe bllokimin e tyre.
Hetimet në fazë të hershme
Lidhur me autorët e mundshëm të sulmit, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane deklaroi gjatë konferencës së rregullt për shtyp se nuk mund të jepen komente në këtë fazë, pasi hetimet ndodhen ende në një stad shumë të hershëm.
Deutsche Bahn njoftoi për ndërprerjet fillimisht të martën pasdite dhe në mbrëmje bëri të ditur se sistemet po funksiononin sërish normalisht. Megjithatë, të mërkurën në mëngjes u raportuan probleme të reja, të cilat u zgjidhën para mesditës.
“Masat tona mbrojtëse janë efektive,” siguroi kompania në faqen e saj zyrtare, duke shtuar se ndodhet në “kontakt të ngushtë me autoritetet federale”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















